Lidhu me ne

Radar

Pse gratë shtatzëna të kohëve moderne janë më të stresuara?

Pse gratë shtatzëna të kohëve moderne janë më të stresuara?
Depresioni në shtatzëni po bëhet një fenomen në rritje. Shtatzënia është një periudhë shumë delikate,të cilën shumë gra e përjetojnë në mënyra të ndryshme.
Por gjithsesi është një moment që duhet shijuar. Depresioni në shtatzëni është një fenomen që ekziston dhe  sipas studiuesve është në rritje në krahasim me të kaluarën.
Në ditët e sotme gratë shtatzëna e kalojnë më shumë me ankth dhe janë më shumë në merak se në të kaluarën.
Një studim i Universitetit të Bristolit në Angli ka vërtetuar se gratë sot kanë më shumë mundësi të vuajnë nga ankthi dhe depresioni gjatë shtatzënisë sesa nënat ose gjyshet e tyre.
Në shekullin e 21 depresioni në shtatzëni është një fenomen i përhapur  në të cilin ndikojnë faktorë të ndryshëm.
Studiuesit filluan kërkimet 20 vjet më parë. Midis 1990 dhe 1992, u morën në konsideratë 2390 gra. Nga këto 17%, ose 408 gra ishin në depresion. Gjithashtu studimi tjetër u bë midis viteve 2012 dhe 2016. Në këtë proces janë marrë në konsideratë 180 gra.
25% e tyre ishin në depresion gjatë shtatzënisë.  Pra sot një në katër gra është në depresion gjatë kësaj periudhe të ëmbël.
Për të kuptuar nëse një grua ishte në depresion, studiuesit kanë përdorur 10 pyetje. Gratë që kanë më shumë se 13 pikë kanë depresion.  Paniku, frika, ankthi dhe stresi janë simptomat që gratë kanë dhe mendojnë se po vuajnë nga depresioni.
Faktorët që ndikojnë:
Vështirësi financiare
Vështirësi në punë
Jetë më intensive
Një tjetër faktor janë edhe rrjetet sociale të cilat ndikojnë në depresionin e një gruaje shtatzënë për shkak se mbyllët më shumë në vete dhe nuk krijon marrëdhënie me njerëzit në jetën e saj reale.
Por edhe fluksi i shumtë i informacioneve që ato marrin dhe lexojnë ndikojnë në shtimin e ankthit.
Një faktor tjetër është se ky çrregullim mund të jetë dhe i trashëguar. Gratë që kanë pasur nënat me depresion gjatë kësaj periudhë kanë tre herë më shumë mundësi të përjetojnë një gjendje të tillë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook