Lidhu me ne

Kryesore

Propaganda, municioni i fundit i mediave të Thaçit!

Gëzim Mekuli
Është e panevojshme që në këtë kohë e në këto rrethana të papërshtatshme politike, të ndizet debati rreth bashkëpunimit të opozitës për të kordinuar protestat kundër Thaçit.
Mendoj se kjo “kritikë” dhe ky “debat” mediatik janë të qëllimshme, të menduara “mirë” dhe, gjithsesi, kanë një strategji të kontrolluar nga mediat e gjumit të orkestruara nga pushteti: Ky “debat”, ndër tjerash, ka edhe elemente të luftës speciale dhe të fushës së propagandës, e që në teorinë e shkencave të mediave dhe të komunikimit njihet edhe me emrin “spin doctors”, shprehje kjo e përdorur për herë të parë ne gazetën “The New York Times” në vitin 1984.
“Spin doktors” janë mjeshtër të komunikimit që kanë për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe të debatit publik. Këta janë specialistë që e planifikojnë dhe e shtyjnë debatin dhe porosinë aty ku këta duan dhe e dëshirojnë.
Duke u nisur nga kjo teori mund të argumentoj se, “debati”, shpifjet dhe inatet e shprehura për kapitullimin e epokës së Thaçit, është i mbështjellë me cilësitë e “spin doktorëve”, pra të një lufte speciale e propagandistike.
Politika, ekonomia dhe kultura shqiptare, kanë telashe të mëdha. Populli është pa siguri, pa shëndetësi e pa arsimim. Territori i Kosovës është në rrezik. Qeveria kapitulloi para çetnikëve të serbisë!
Serbia po udhëheq, e Thaçi po e ndjekë pas…
Situata e ngutshme retorike po na alarmon që të kundërshtojmë e të mos pajtohemi me neokolonializimin. Dhe, mu atëherë kur nga forumi intelektual i shqiptarëve pritet debat dhe kritikë në drejtim të atyre që po e çajnë e po e varrosi Kosovën, shpërthen “debati”, manipulimi, «shqetësimi» dhe “kritika”.
Por, ky “debat”,  “shqetësim” dhe kjo “kritikë” shpërtheu në drejtim tjetër, çuditërisht e krejtësisht në anën tjetër: në vend se të merremi me problemin e madh të Kosovës, me Thaçin dhe me klanin mafioz të tij, tanimë po zhvillohet “debati” dytësor dhe “kritika” periferike për Albin Kurtin dhe për bashkëpunimin e “çuditshëm” të tij me Isa Mustafën për të organizuar protestat popullore kundër planeve serbe të Thaçit.
Largimi i vëmendjes së popullit nga dështimet, hajnitë, nga pazaret serbe të Thaçit me tokën e Kosovës, dhe nga tragjedia që po na instalohet nga këto “bisedime”, dhe orientimi i opinionit për të dëmtuar, e për të zbehur, bashkëpunimin e LDK/së me VV-në, nuk është asgjë tjetër pos një strategji e specialistëve të mediave dhe komunikimit (kupto këtu specialistë serbë dhe gazetarët e paguar nga këto struktura) për të “shitur” dhe për t`i dhënë debatit kah ku këta e dëshirojnë. Pra, zhvendosjen e opinionit publik nga problemi madhor e kombëtar, tek një apo dy personë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore2 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar2 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar2 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal2 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook