Boksieri lezhian Jurgen Uldedaj, 9 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, do të zhvillojë më datën 15 dhjetor në sallën “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park duelin e vlefshëm për titullin kampion bote në kategorinë WBO Junior. Kjo sfidë do të zhvillohet në peshën “cruiserweight”, ndërkohë që së shpejti do të mësohet edhe emri i rivalit të boksierit Uldedaj, 21 vjeç.

Lezhiani prej 3 vitesh ka nisur karrierën e tij si boksier profesionist, duke u stërvitur me ekipin gjerman të SES Boxing dhe pas 8 duelesh të zhvilluara në Gjermani e një në Poloni, më në fund do të duelojë edhe para publikut të tij shqiptar. Dhe këtë gjë do ta bëjë në një sfidë të rëndësishme për të, pasi do të duelojë për titullin kampion bote për kategorinë WBO Junior.




Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu