Kryesore
‘Ciklopi’ i shkrimtarit Brajan Sukaj libri i veçantë i Panairit të 21 të Librit merr çmimin e madh
Shpallen fituesit e Panairit të 21 të Librit ‘Tirana 2018’
Fituesit e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018”
Në Panairin e 21 të Librit “Tirana 2018”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet e letërsisë. Për përzgjedhjen e çmimeve janë lexuar në total 131 vepra, në të cilat 50 për qind janë autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj.
Fituesit e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018”
Çmimi i karrierës ka shkuar për shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin e tij “Pusi”. Çmimi i krijimtarisë më të mirë të vitit ka shkuar për Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.
Sa i takon çmimit inkurajues, ai është marrë nga dy shkrimtare, Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi, respektivisht me veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho sakaq ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërim të veprës e ka fituar Ilia Lëngu, për përkthimin nga frengjishtja të veprës frënge “Të drejtët” nga Albert Camy




Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu