Lidhu me ne

Kryesore

Malli për protesta nuk mund të legjitimojë çdo kërkesë

Entuziazmit se në Shqipëri ka një protestë masive i është bashkëngjitur sot edhe ish-zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Gjergj Meta.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend, sepse politika e qeverisë ua ka bërë t’u gërtitet ky vend.

Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor.

Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap’ nëpër studjo televizive pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë!

Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.

Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tone

citohet se ka shkruar në rrjetet sociale, Meta.
Si përgjigje ndaj arrogancës së qeverisë, protesta duhet përkrahur.
Si formë e qashtër e diskreditimit të opozitës së shitur, ajo po ashtu duhet duartrokitur.
Si manfiestim dhe organizim, patjetër duhet admiruar.
Por përmbajtja e kërkesave të saj në fakt denoncon vetë studentët. Një tarifë për provimet e bartura, kushte në konvikte dhe përgjysmim i tarifës së shkollimit, janë në fakt kërkesa hanë diskutim. Studentët kanë të gjithë të drejtën e Zotit të ngrenë zërin kur sheh se edhe ministrja e Arsimit është kapur me doktoraturë të kopjuar, por përpara se të protestosh duhet sqaruar raporti me veten. Çfarë niveli përçojnë këta studentë? Profesional dhe moral.
Duhen hapur për diskutim këto çështje, sidomos kur sheh se ka një keqkuptim të madh që e konsideron arsimin e lartë ende si një të drejtë, kur ai është e drejtë, por edhe Privilegj. Ndaj të mos i shenjtërojmë protesta si këto që vënë edhe ultimatume nga rruga. Dhe me këtë rast opozita mjerane e këtij vendi duhet të ketë më shumë respekt për qeverisjen e vet dhe të mos gënjejë kaq hapur. Pasi një opozitë që mbështet çdo protestë, në fakt nuk mbështet asnjë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore2 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar5 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore6 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore8 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore11 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore1 vit më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike1 vit më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar1 vit më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 vit më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook