Lidhu me ne

Kryesore

Protesta e hatashme: ‘Ngelsat’ kundër diplomave ‘Vizatim’, ‘plagjiaturë’ dhe ‘UFO’

Ka një keqkuptim të madh që buron nga një dashakeqësi me rrënjë te verbëria. Ministrat harrojnë që kanë qenë studentë, deputetët harrojnë që kanë qenë pabreksa, gazetarët harrojnë se si fyti u këndonte ‘Poemën e byrekut’, kur edhe ata ishin studentë.
Nuk është keqkuptim, dashakeqësi, verbëri e vogël.
Por e shpjegon ngutin për të arritur në përfundimin se, studentët e rretheve dhe të Tiranës u ngritën sot në një protestë të paprecedentë dhe të bukur njëherësh, duke e rrethuar Ministrinë e Arsimit me një kordon rinie që i mungon Shqipërisë që prej dhjetorit të vitit 1990.
Sikur për asgjë tjetër të mos shërbente tubimi i sotëm në rrugën e Durrësit, le të mjaftojë për të kuptuar se njerëzit dëshmojnë se nuk mbajnë më, bash kur njerëzit kujtojnë se njerëzit mbajnë gjithçka tashmë.
Për t’iu kthyer keqkuptimit, dashakeqësisë dhe verbërisë, personazhe të të triave janë ata, duke filluar nga Kryeministri, që i quajtën ‘ngelsa’ protestuesit e sotëm. Duke i minimizuar ata mijëra studentë në përfaqësues të asaj që Krist Maloki quan ‘haja qenit, pija qenit edhe bjeri karadyzenit’.
Nuk i njoh studentët e Politeknikut e të tjerë që dolën sot në protestë, por njoh ata të Gazetarisë që do dalin nesër për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve. Nuk janë ‘ngelsa’, janë vajza e djem të mrekullueshëm që mësojnë, kulturohen, rriten dhe ia dalin mbanë në një jetë, vend dhe qytet që u ofron circet e tundimit dhe shtigjet e pamundësisë.
E di se ata janë të pamundur ekonomikisht, siç ka qenë i tillë autori i këtyre radhëve në vitet studentore. Siç kanë qenë të tillë shumë prej zonjushave dhe zotërushëve që sot i quajnë ‘ngelës’. Ngase u vjen turp nga varfëria e vet e dikurshme dhe duan ta shfarosin kujtimin e saj edhe të tjerët duke i përçmuar ata. Tarifat e rritura janë shumë për mundësitë e atyre studentëve dhe të familjeve nga vijnë. E shoh në sytë, veshjet, sjelljen e tyre të mërkurave dhe të enjteve, kur i takoj në auditorët e Fakultetit Filologjik.
Edhe nëse disa prej tyre janë ngelsa, po pastaj çfarë? Kush nuk ka qenë njëherë ngelës, për arsye a mosarsye nga më të ndryshmet. Se ëndërronte në orët e leksioneve, i shmangte ato me gjithsejt, kish rënë në dashuri atë vit dhe veç te AJO e kish mendjen. E kështu si për çdo të ri që e ka jetuar rininë e vetes. Nëse ‘zhdukja e ngelsave’, duke i tarifuar rëndë, është ‘reforma’ e re e Qeverisë Rama, kjo është jo vetëm një iluzion, një vrimë në ujë, por dhe një poshtërsi.
E tillë sidomos kur kujton jo ngelësit, por diplomëblerësit, shakllabanat semianalfabetë (për të përdorur gjuhën e Fishtës), që Kryeministri ka psonisur klasave pa klas dhe mbledhur bashkë, brankaleonshëm, në grup parlamentar, bashki, administratë, e me radhë. Më jepni më ngelësin e atyre ngelësave që kanë dalë te Rrugë e Durrësit t’ja vë përballë ‘kaluesve me plagjiaturë e Gucci’ të Qeverisë, dhe ta shohim se kush po i pengon reformat dhe Shqipërinë.
Nuk ka ngelsa në atë protestë. Sepse ngelsat nuk ngrihen për të drejtat e shkelura. Për faktin e thjeshtë se nuk besojnë te to. Ata besojnë te e padrejta; te ajo që bëhet në prapaskenë; njëqind-hile-e asnjë-trimni; me një qe-palla; një dorë në xhep; një fërshëllimë garipi në buzë; një mik diku-lart; dhe kokën në hava, këmbët në tokë, jena rob Zoti, pjeshka, çuna kinga, më të mirët në botë…
Nuk ka ngelësa në atë protestë. Ngelësat e Shqipërisë janë rimishëruar si ‘qelbësirat e Muç Nanos’ për të bërë ‘Aleancën e Ed Ramës’./Politiko.al
Vazhdo leximin
1 Koment

1 Koment

  1. Andrea

    11 Dhjetor, 2018 në 7:45 am

    … prozë-poezi që na bëri të kilikosemi… studentët marrin lekët e “prindërve” që të mësojnë jo të na kënaqin ne me dy dalje mode dhjetor – dhjetor… të paktën të na dilnin bajram për bajram..

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook