Lidhu me ne

Kryesore

Raporti mbi deputetët: Cilët janë më aktivë dhe nga cilat qarqe

Raporti mbi deputetët: Cilët janë më aktivë dhe nga cilat qarqe

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka prezantuar raportin e radhës monitorues mbi Kuvendin e Shqipërisë, sesioni parlamentar shtator-dhjetor 2018.

ISP kryen monitorimin e Kuvendit për periudhën shtator 2017-shtator 2020 mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Holandës).

Një prej risive dhe përgjegjësive kryesore të ekipit monitorues të ISP në këtë projekt është hartimi dhe plotësimi periodik i tabelës së klasifikimit të deputetëve sipas nivelit të tyre të efikasitetit në aktivitetin parlamentar.

Gjetjet kryesore të raportit monitorues:

Sesioni parlamentar shtator – dhjetor 2018 u kushtëzua nga raportet e tensionuara politike, – marrëdhëniet e kushtëzuara të opozitës me Kuvendin dhe nga përpjekjet e mazhorancës për të ruajtur frymën e reformave dhe reformuar qeverisjen e saj. Dy agjendat paralele ndikuan në cilësinë e aktivitetit dhe të bilancit të Kuvendit dhe për pasojë, në dobësimin e rolit të tij si institucion përfaqësues, ligjvënës dhe kontrollues ndaj ekzekutivit.

Progresi në drejtim të reformës në drejtësi (ngritja e Këshillit Koordinues, miratimi i disa ligjeve, ngritja e KED) mbeti i paplotë për shkak të mos reflektimit ende nga Kuvendi të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi legjislacionin e reformës, si dhe nga mungesa e konsensusit politik për një sërë aktesh të tjera me rëndësi.

Gjatë sesionit të vjeshtës 2018 u miratuan vetëm 3 ligje të reja, në krahasim me 27 ligje në të njëjtën periudhë më 2016 dhe 7 ligje më 2017. Fokusi kryesor ishin ndërhyrje përmirësuese në ligjet ekzistuese ose nisma për ndryshime ligjore në funksion të agjendës politike të ditës.

Ky sesion pati 11 nisma ligjvënëse nga deputetët, shifër më e lartë sesa sesionet e mëparshme parlamentare, por burimi kryesor i nismave vijon të jetë qeveria. Në katër muaj nuk pati asnjë mocion për debat, nuk pati nisma për komisione hetimore nga opozita, u shënua një interpelancë dhe rritje e ndjeshme të kërkesave të deputetëve për informacion nga organet ekzekutive dhe institucionet e tjera

Në klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit në aktivitetin parlamentar rezultoi se deputetët Erion Braçe dhe Vasilika Hysi (PS), Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashki (PD), si dhe Kejti Mehmetaj e Luan Rama (LSI ishin deputetët më aktivë në tri grupet më të mëdha parlamentare. Bojkoti i pjesshëm i opozitës dëmtoi procesin e vlerësimit të deputetëve.

Në tërësi gratë deputete ishin 10% më shumë efektive sesa deputetët meshkuj, gratë ishin dominuese edhe në angazhimin në seancat plenare. Deputetët politikanë të karrierës patën angazhim dhe efektivitet më të lartë sesa prurjet e reja dhe niveli i angazhimit të deputetëve që vijnë nga biznesi ishte në kuotat më të ulëta.

Deputetët më aktivë ishin ata të qarkut Fier dhe Elbasan, deputetët më pak efikas ishin ata të qarqeve Shkodër e Lezhë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar22 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook