Lidhu me ne

Kryesore

Në fillim kontratat, po u ankua njeri shohim e bëjmë

Pak javë më parë, ministrja  e re e Infrastrukturës që zëvendësoi Damian Gjiknurin, doli me një vendim për pezullimin e kontratave të HEC-ve që nuk ishin bërë ende funksionale. Por nuk kaluan disa ditë dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, shfaqet me një interpretim hibrid mbi atë çfarë do të ndodhë. Në takimin me disa banorë të Labinotit ai tha tekstualisht:

Ne duam të kuptojmë nga biseda me ju, nëse vendimmarrja që është marrë deri tashmë përsa i përket HEC-it a është e drejtë apo e gabuar. Ne duam të kuptojmë nëpërmjet bisedës me ju sesa vlera ka që ne të gjejmë raportin e drejtë ku kemi mundësi për të zhvilluar industrinë dhe për të prodhuar energji të gjelbër, ku kemi mundësi që të mbrojmë mjedisin, natyrën dhe të dëgjojmë komunitetin”.

Janë disa pyetje që ngrihen pas këtij parashtrimi. Pse nuk u bënë këto dëgjesa para se të firmoseshin kontratat? Çfarë vlere juridike ka në këtë fazë opinioni i banorëve për të zhbërë disa kontrata që kanë kaluar vlerësimin teknik dhe mjedisor?
Në të njëjtën logjikë edhe kryeministri lajmëroi të hënën rishikimin e vendimit për ndalimin e importit të makinave të prodhuara para vitit 2008 me këtë argument:

Javën e fundit kam patur në what’s  up një mori mesazhesh nga subjekte të tregëtisë së makinave që shprehin shqetësim lidhur me efektet e normës së re të përcaktimit të një kohe të përdorimit të makinave për të lejuar tregëtimin edhe në Republikën  e Shqipërisë. I kam ndjekur me shumë vëmendje këto ankesa dhe ua kam përcjellë autoriteteve, ministres së Infrastrukturës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Transporteve dhe u kam kërkuar  të organizojnë sa më parë një dëgjesë publike, pasi në ankesat e tyre ka shqetësim, por ka edhe mjaft sugjerime racionale dhe në vazhdën e një tradite që duam ta konsolidojmë të dëgjimit të njerëzve, të grupeve të interesit ia vlen që me këto subjekte të bëhet një ballafaqim ku të fitojnë të dyja palët“.

Këtë vendim të ministrit Klosi për ndalimin e importit të makinave të vjetra, Respublica e ka trajtuar qëkurse u njoftua, nisur nga dyshimet e forta se mund të ishte nxitur nga konçesionarët e makinave. Por mesa duket edhe kryeministri ka reflektuar për arsye që ai thotë se i ka në celularin e tij. Sërish vlen e njëjta pyetje, pse nuk u bënë më parë degjesat me grupet e interesit? Vetëm Klosi mund të ketë një përgjigje për këtë sipas logjikës që shfaqi në Labinot në krah të ministres Balluku. /Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook