Lidhu me ne

Kritike

“Ndihma Rama”, keqkuptimi më banal i funksionit të kryeministrit

Nga Mustafa Nano

Kemi parë më se njëherë Kryeministrin Rama që na ka dhënë lajmin se familjes X, Y apo Z i është meremetuar shtëpia, i është bërë si e re, apo i është ndërtuar nga e para. Rama në raste të tilla është gjithnjë atje, në vendin e ngjarjes, i shoqëruar nga kamerat dhe gazetarët e televizionit më të çuditshëm mbi faqe të dheut, ERTV, të cilët, pasi e kopsitin mirë lajmin, ua përcjellin televizioneve të tjera, përfshirë edhe atyre kombëtare. Ka diçka që nuk shkon në këtë mes. Madje, ka disa gjëra që nuk shkojnë. Dhe janë gjëra shumë serioze. Ne Ramën e kemi zgjedhur që të bëjë punën e Kryeministrit, dhe me këtë i kemi deleguar të drejtën e detyrën për të harxhuar në mënyrë të mençur e të arsyeshme buxhetin e shtetit, me fjalë të tjera të ardhurat që merren prej taksapaguesve. Dhe t’i harxhosh këto para në mënyrë të mençur e të arsyeshme, do të thotë t’i harxhosh për vepra që u shërbejnë të gjithëve.

 

Nuk është se kjo kompetencë që i është deleguar i jep atij, si Kryeministër, të drejtën që, me të parë një familje që të këput shpirtin, fap, si me magji, përdëllimin ta shndërrojë në bamirësi. Nëse shihet kështu, atëherë jemi në rastin e keqkuptimit më banal që mund t’i bëhet funksionit të kryeministrit, s’ka gjë se në thelb paratë kanë shkuar për një kauzë të mirë, të drejtë. Të bësh të lumtur një familje është një kauzë e mirë, apo jo? Mirëpo, përsëris, nuk është kjo puna e kryeministrit.

Ky i fundit çdo qindarkë duhet ta harxhojë për një vepër publike, prej së cilës potencialisht, në mos një ditë, një ditë tjetër, përfitojnë të gjithë, dhe vepra të tilla janë shkollat, çerdhet, rrugët, ambulancat, urat, fasilitete të policisë, ushtrisë, administratës etj. etj. Dhe jo për të nxjerrë nga halli njërin apo tjetrin. Por edhe sikur ky arsyetim që sapo bëra të mos na i mbushte mendjen, edhe sikur të supozonim që Kryeministri bën mirë që u ndodhet pranë njerëzve të tillë në nevojë, prapëseprapë do na lindte ndonjë pyetje: Mbi ç’kriter i zgjedh ai familjet që duhen ndihmuar? Ka Kryeministria ndonjë listë hallexhinjsh, ka Kryeministri ndonjë ekip që i shoshit e i peshon me kujdes hallet e të gjithëve, dhe vetëm pas këtij procesi zgjedhin më të këputurin?

Jo, nuk ka asnjë mundësi ta bësh një shoshitje e një renditje të përpiktë e të drejtë të hallexhinjve të Shqipërisë. Sepse halli hallit nuk i ngjan. Sepse sido që të vendosë Kryeministri, edhe sikur të ketë disponimin më të virgjër për t’iu ndodhur pranë më të këputurit, ai në fund nuk do zgjedhë më të këputurin. Familja e zgjedhur do të jetë thjesht një familje fatlume. Bingo!

Vini re: Nuk thashë se ai i zgjedh me kritere politike, nuk thashë se ai po ndihmon vetëm socialistët, nuk e di këtë gjë, madje nuk kam dëgjuar që të jetë dhënë ndonjë provë apo të jetë bërë ndonjë akuzë për këtë, por ky fakt nuk e bën gjestin më të pranueshëm. Gjesti mbetet absurd, arbitrar, paternalist, fyes, shkapërdar, dhe abuziv. Dhe përcaktorin e fundit, ABUZIV, nuk është se e shtova për të zgjatur efektin stilistik të enumeracionit. Jo, është tamam abuziv. Sepse Kryeministri në këtë rast e trajton buxhetin e shtetit si ta kishte qesen e vet.

Dhe abuzimi shtohet kur sheh Kryeministrin që e shet këtë si një ngjarje me rëndësi kombëtare, madje – kjo është ç’është – si një bëmë të madhe të qeverisë e të kryeministrit, si një meritë të madhe të këtyre të fundit. Kryeministri nuk harron asnjëherë të shkojë të përurojë fundin e punimeve, dhe të marrë para kamerave mirënjohjen e hallexhinjve që nuk janë më hallexhinj, që në ndonjë rast shoqërohet me pamje e vështrime të përlotura, që asnjëherë nuk janë teatrale. Janë lot të vërtetë. E si të mos jenë?

Do doja t’i bëja një apel kryeministrit: Në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë! Ngado që t’i vish rreth, është një gjë që nuk duhet bërë. Dhe ju e dini shumë mirë që nuk duhet bërë.

Provokacija – ABCNEWS

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook