Lidhu me ne

Aktualitet

Çfarë do shohësh në tavolinat e bar kafeneve në Shqipëri

Nga Anisa s. Kushta

Çfarë do shohësh në tavolinat e bar kafeneve në Shqipëri:
-3 çifte që bashkojnë 2 tavolina dhe ulen, burrat që do flasin për situatën politike në një anë e gratë që do flasin për fëmijët dhe receta gatimesh, në anën tjetër
-1 çift burrë e grua, të rinj, që kanë 1 fëmijë 2 vjeç që ulëret se do të shohë gjëra në youtube
-3 shokë, 18 a 19 vjeç maksimumi, që tallin me ca shaka idiote dhe qeshin me zë të hollë të shpifur shokun tjetër që sapo ka hyrë në lokal dhe drejtohet drejt tyre duke qeshur si budalla gjithashtu
-4 shokë që po zihen kush do paguajë dhe kamarieri në këmbë që këndon me vete ‘Zot ku më hodhe!’
-njërin që është ulur vetëm dhe sheh nga dritarja se mos i ngacmojnë makinën se e ka parkuar keq
-2 goca që kanë para një laptop dhe po punojnë për një projekt
-1 çift që bëjnë selfie nën urdhërat e vajzës, sigurisht, e cila e poston me hashtagun ‘feeling loved’ ndërkohë që ai djali më shumë se loved ndihet i bezdisur dhe po këndon me vete këngën që po këndonte kamarieri
-2 apo 3 veta të një familje, mund të jenë vëlla e motër, 2 vëllezër, 2 motra, vëlla e motër me mamin, nuk e di, por secili i ka ngulur sytë telefonit derisa ai që i lodhet zverku i pari thotë ‘e, a çohemi ikim në shpi?’
-1 familje që ka dalë për kafe me një familje tjetër dhe këta që dukshëm do paguajnë i ofrojnë këtyre të tjerëve të marrin nga një lëng me kanaçe, leku letër për ju dmth, nuk pyesim për shpenzime.
-pronari i lokalit që ulen me ca shokët e vet që ulen gjithnjë afër banakut, dhe ndonjëherë marrin salçiçe, djath, dhe në fund…
-UNË, QË JAM DUKE JU VËZHGUAR!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook