Lidhu me ne

Kryesore

Rama akoma mbi kalë, në SHBA ikën Clinton, Bush, Obama, erdhi Trump


Mapo.al

Pas rënies së Perdes së Hekurt, mes ekspertëve të shkencave politike kishte një dakordësi se vendet që po linin pas monizmin, të lodhura nga ky sistem, do të qarkullonin më shpesh figurat politike. Sipas tyre, shumica e politikanëve mezi do e kapërcenin një mandat.

Mirëpo politika gjithmonë të surprizon. Pas pak ditësh mbushen 21 vite në pushtet për Edi Ramën, politikanin që nuk e ka njohur dorëheqjen në karrierën e tij. Janë më shumë se dy dekada në pushtet, thuajse një gjeneratë. Historia ka përjashtime, por shumica e autokratëve dhe diktatorëve thuajse një gjeneratë zgjasin.

A është rasti të mendosh se Rama po zgjat kaq shumë në pushtet për shkak të qeverisjes së mirë? Shqipëria vërtet ka ndryshuar, por në çdo drejtim vazhdon të mbetet shteti më i varfër, më i korruptuar dhe më i krimbur nga krimi se çdo tjetër në Europë. Nuk është e nevojshme të lodheni duke kërkuar gjatë për të kuptuar qeverisjen Rama, mjafton të shihni raportin e sotëm të Departamentit të Shtetit për trafiqet dhe korrupsionin, ose lexoni kërkesën e tre partive kryesore në Holandë për rikthimin e vizave ndaj Shqipërisë.

Arsyeja se përse historia në Shqipëri përsëritet lidhet me një shkak më të thjeshtë: Shqipëria vazhdon të ketë zgjedhje të monitoruara dhe të pranuara, por jo të certifikuara. Edhe kancelaritë e huaja, kur flasin për krizën aktuale, thonë se zgjedhjet janë të pranuara, por askush nuk e thotë hapur që asnjë palë zgjedhje nuk janë certifikuar si të lira dhe të ndershme.

Kurse kryeministri thotë se zgjedhjet janë vjedhur e dëmtuar, por jo aq sa duhet për të ndryshuar rezultatin. Njësoj sikur të hysh në një dyqan dhe kasapi të të thotë se ka dy kile mish, por është pak i prishur. Shqiptarët megjithatë kanë vendosur ta hanë këtë ‘mish’ të prishur, edhe pse e dinë se pasojat mund të jenë fatale.

“Të mendosh që Rama është në pushtet që nga 1998, kur president ne USA ishte Bill Klinton. Që atëherë, ka ikur Billi, ka ardhur Bushi. Ka ikur Bushi ka ardhur Obama. Ka ikur Obama e ka ardhur Trump,” shkruan në Facebook ‘Njeriu i memeve’, Genc Sejko. Ose mos shkoni shumë larg, shihni Francën e Jelekëverdhëve, e cila ngrihet në protesta pavarësisht se të ardhurat për frymë i ka dhjetë herë më të mëdha se Shqipëria. Ata flakën Sarkozy-në, i vunë ‘kazmën’ Hollande dhe tashmë po e çojnë drejt fundit edhe Macron brenda një kohe të shkurtër.

Kurse shqiptarët vazhdojnë akoma të mbajnë mbi shpinë ‘kalorësin’ Rama.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook