Lidhu me ne

Kryesore

Ushtria ka pastruar plazhet, sot bën roje në Rinas. Vetëm për kanabisin nuk u mobilizua ndonjëherë

Në Rinas u krye një grabitje spektakolare. U vodhën miliona euro. Personat ishin të armatosur. Qeveria përmes ministrit të Brendshëm deklaroi se nuk është cenuar siguria kombëtare. E megjithatë ajo urdhëroi  – aktet përkatëse nuk janë bërë ende publike – vendosjen e ushtrisë në aeroportin ndërkombëtar, duke vlerësuar kështu rëndësinë e objektit.

Por nëse nuk është cenuar siguria kombëtare pse ndërhyn ushtria? Në kontratën koncesionare është e detyrueshme prania e forcave policore në aeroport. A ka të drejtë dhe tagër qeveria të angazhojë ushtrinë në këtë formë dhe për këto qëllime? Le të kthehemi pas në kohë. Disa vite më parë, ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi angazhimin e ushtrisë në luftën kundër kanabisit, që është simboli i Shqipërisë së shekullit të 21-të. Propozimi ishte padyshim tendencioz, por ai u bë kur ishte e qartë se policia ose nuk donte, ose kishte dështuar në luftën kundër kultivuesve. Koha provoi se policia e Saimir Tahirit nuk kishte dashur ta luftonte trafikun.

Megjithatë shikoni sesi e komentoi asokohe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kërkesën e Manjanit:

Gjërat serioze kanë të bëjnë më sigurinë e vendit. Punët në demokraci janë të ndara. Gjithkush bën atë punë që i takon

Është kjo ministre që mendonte se i takonte ushtrisë të pastronte plazhet e Shqipërisë vit pas viti që Shqipëria e z. Rama të kishte hapësira të bollshme për fotografi. Kujtojmë se zonja Kodheli është ministrja e mushkonjave , avionëve që fluturonin të lirë në qiejt shqiptarë. Mbushur me kanabis kuptohet.

Kush i vendos këto prioritete? Qeveria padyshim. Por në rastin e fundit qeveria duhet të respektojë një kontratë dhe gjestet e saj nuk trembin kënd. Nëse koncesionari ka shkelur kontratën, ka qenë detyrë e qeverisë të auditojë dhe të ngrejë pretendimet. Por siç e kemi parë kjo është qeveria e rrugës së shkurtër: burg për energjinë e marrë ilegalisht, burg për ndërtime pa leje, burg për këtë, e burg për atë. Në fund një vrimë në ujë dhe një sasi e shtuar letrash që quhen ligje e që vetëm hapin punë e flenë kot./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook