Lidhu me ne

Temporal

Fragment nga “Katedralja e Parisit”, Victor Hugo

“Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo. Padashur ajo i mbylli sytë përsëri. Por më kot.

I dukej sikur edhe përmes qepallave të saj ngjyrë trëndafili po e shihte atë maskë përbindëshi, i cili ishte qorr me një sy dhe i kishte dhëmbët si çataj. Atëherë, ndërsa po i mbante sytë mbyllur, ajo dëgjoi një zë të vrazhdë, që po fliste plot ëmbëlsi:

– Mos u trembni, mua më keni mik. Erdha të shihja nëse po flinit. Unë nuk ju bëj ndonjë të keqe në qoftë se vij të shoh nëse flini, apo jo? Ç’punë ju prishet nëse unë rri këtu, kur ju i mbani sytë të mbyllur. Tani po iki.

Shikoni, tani jam prapa murit. Ju mund t’i hapni sytë. Dhe, më i përvajshëm se fjalët, ishte theksimi me të cilin ai i shqiptonte ato. Cigania, e ngashëryer, hapi sytë. Te dritarja nuk kishte asnjeri. Ajo u afrua atje dhe pa gungaçin e shkretë, që ishte strukur në një qoshe të murit, kryeulët dhe i brengosur. Atëherë vajza e mposhti me pahir neverinë që i ngjallte dhe i tha me ngadalë:

– Ejani.

Nga lëvizja e buzëve të saj, Kuazimodo pandehu se ajo po e dëbonte; atëherë ai u ngrit dhe, duke ecur çalë – çalë, u largua kokëvarur, pa guxuar as t’i hidhte Esmeraldës vështrimin e tij, që ishte i mbushur me dëshpërim.

– Ejani, pra!- thirri ajo.

Por ai vazhdoi të largohej. Atëherë vajza doli nga qelia, e arriti atë dhe e zuri për krahu. Kur ndjeu dorën e saj, Kuazimodos i shkuan mornica në trup.

Ai i hodhi asaj një vështrim përgjërues me syrin e tij të vetëm dhe, duke parë se ajo po kërkonte ta afronte, i rrëzëlleu fytyra nga gëzimi dhe përmallimi. Ajo deshi ta fuste në qelinë e saj, por ai u tregua kokëfortë dhe qëndroi te pragu.

– Jo, jo, – ia bëri ai, – bufi nuk mund të hyjë në folenë e laureshës.

Atëherë ajo u ul hijshëm mbi shtrat bashkë me dhinë, të cilën e zuri gjumi te këmbët e saj. Që të dy ndenjën një copë herë pa lëvizur dhe në heshtje: ai duke soditur bukurinë e saj dhe ajo duke u habitur me shëmtimin e tij.

Vajza po zbulonte te Kuazimodo për çdo çast një shëmtim të ri. Vështrimi i saj hidhej prej atyre gjunjëve të shtrembër te shpina gungaçe, prej shpinës gungaçe te syri i vetëm. Ajo nuk arrinte ta kuptonte se si mund të kishte në botë një krijesë kaq të shëmtuar. Por këtë shëmtim e mbulonte një melankoli dhe një butësi aq e madhe, saqë pak nga pak ajo filloi të mësohej me të.

Gungaçi e theu heshtjen i pari:

– Më thatë të kthehesha?

– Po, – iu përgjigj ajo, duke pohuar me kokë. Ai e kuptoi atë pohim me kokë.

– Medet!- vazhdoi të thoshte ai si me ngurrim.

–Unë jam… shurdh.

– I shkreti!- thirri vajza me një shprehje plot dashamirësi dhe dhimbsuri. Ai buzëqeshi me hidhërim.

– Si ju duket: vetëm kjo më mungonte, apo jo? Kurse ju jeni kaq e bukur! Në zërin e atij fatziu ndihej një brengë aq e thellë, saqë ciganes nuk i bëri zemra të thoshte asnjë fjalë: le që Kuazimodua as që do ta kishte dëgjuar.
Ai vazhdoi:

– Kurrë s’e kisha ndjerë shëmtimin tim kaq fort sa tani. Kur e krahasoj veten me ju, më vjen keq për veten time, për një përbindësh të mjerë siç jam unë. Pa më thoni: unë ju dukem si ndonjë egërsirë pylli, apo jo? Ju jeni një rreze dielli, një cirkë vese, një këngë bilbili. Kurse unë jam diçka e llahtarshme, as njeri dhe as kafshë; jam një send më i vrazhdë, më i shëmtuar dhe më i përçmuar se një copë gur!

Ai zuri të qeshte dhe asgjë në botë nuk mund të krahasohej me atë të qeshur, që të copëtonte zemrën.”

– Victor Hugo“Katedralja e Parisit”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook