Lidhu me ne

Kryesore

Artan Fuga: Sot elitat në vend heshtin dhe refuzojnë politikën


Akademiku Artan Fuga thotë se elitat në vend po heshtin dhe refuzojnë politikën, pasi është vet  sistemi që i ka nxjerrë jashtë loje intelektualët.

Problemi është që kjo elitë sot në Shqipëri është e heshtur. Në Shqipëri ka mendje të mençura që janë të heshtura. Refuzon politikën. Është një sistem që intelektualin e ka nxjerrë jashtë loje. Çfarë bëjmë ne, mbyllemi brenda rretheve tona, nuk shprehemi në publik. Populli thotë ku janë intelektualët. Detyra e intelektualit nuk është të lërë punën e tij intelektuale dhe të shkojë për mitingje. Mund ta bëjë dhe këtë, jemi në një situatë të tillë. Para së gjithash jam pedagog dhe si i tillë detyra numër një është jo të bëj mësimin në auditor, por analizën asaj që ndodh në formimin e elitave intelektuale. Jam nga ata të cilët them se ka një kontradiktë të madhe në shoqërinë shqiptare. Rrafshi i parë është që ekonomikisht kemi një shoqëri shërbimesh paraindustriale. Në tezat e mia prej 20 vitesh mbroj këtë ide që në momentin e hapjes na ka ndodhur një gjë që elementët e modernitetit janë zbehur dhe janë ruajtur disa elementë patriarkalë, tradicionalë. Ajo që mbizotëron tek ne janë këto lloj ekonomish. Kemi një shoqëri që kërkon të demokratizohet dhe kërkon që qytetari të gjykojë për të gjitha çështjet. Na duhet një qytetar i mirëedukuar”, tha Artan Fuga.

I pyetur për qëndrimin e tij kundër pushtetit, Fuga tha se nuk është vetëm pushteti në vend, duke folur për marrëdhënien e tij me shtresa të tjera të shoqërisë.
Nuk e besoj se jam një mendje kundër, kam një solaritet me shtresat e shoqërisë. Nuk është vetëm pushteti në Shqipëri. Unë shikoj masën e njerëzve të thjeshtë. Mua ndonjëherë nuk mund të shkoj të qethem me para sepse këta njerëz duan të ofrojnë një dashamirësi. Me studentët kam një ostmozë dhe e treta me intelektualët që kanë marrë një goditje të fortë”, tha Fuga, i ftuar në News 24.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook