Lidhu me ne

Radar

10 filmat që duhet të shihni patjetër nga Festivali i Kanës


Ndërkohë që edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë ka ngritur dje siparin e tij, po ju prezantojmë me 10 filmat, të cilët ju këshillojmë t’i shihni nga kompeticioni më i madh i filmave në botë.

Parasite

Një tragjikomedi e cila tenton të zbulojë dinamikat e pushtetit mes dy familjeve, të cilat jetojnë në dy kontekste sociale krejtësisht të ndryshme. Për regjisorin Bong Joon-ho filmi është paksa tepër “lokalist” për tu kuptuar 100% nga të gjitha audiencat e huaja. Megjithatë diferencat mes dy familjeve në film “pasqyrojnë hendekun e thellë mes të varfërve dhe të pasurve” ,- është shprehur ai.

Rocketman

I përshkruar si një version imagjinar i viteve të para të Elton John, filmi ka si debutues Taron Egerton në rolin e këngëtarit dhe Jamie Bell në rolin e bashkëpuntorit të ngushtë Bernie Taupin, ndërsa Richard Madden luan rolin e menaxherit John Reid. ‘Rocketman’ do të ketë premierën e tij pikërisht në festivalin e Kanës.

Portrait of a Lady on Fire

I vendosur në Bretanjën e shekullit të 18-të, filmi ka si protagoniste Adele Haenel në rolin e një gruaje, ecila është gati të martohet por heziton akoma. Në rolin e një artisteje, e cila përzgjidhet në mënyrë të fshehtë për të pikturuar portretin e Haenel është Noemie Merlant. ‘Portrait of a Lady on Fire’ është filmi i parë i Celine Sciamma që konkurron për Palmën e Artë.

The Dead Don’t Die

Bill Murray, Chloe Sevingy dhe Adam Driver interpretojnë një treshe policësh në një qytezë, e cila rrezikohet nga pushtimi i një specieje që quhen “tru-ngrënës”. Filmi është një përzierje e komedisë, sarkazmës, horronit dhe dramës.

Atlantics

Në qendër të filmit është Ada (Mame Bineta Sane) një grua e re nga Dakari i dashuri i së cilës zhduket dhe mendohet se ka kaluar Atlantikun për të shkuar nga Senegali drejt Europës. “Pasi i dedikova një film të shkurtër burrave që emigrojnë nëpërmjet detit, tani jam e interesuar tek gratë që lihen pas të cilat presin kthimin e vëllait, burrit ose djalit”,- tha regjisorja Diop në një intervistë.

Port Authority

Filmi zhvillohet në mes të një ambienti social të komunitetit LGBT në New York. Fionn Whitehead luan në rolin e Paul, një i sapoardhur në qytet i cili dashurohet me Wye (Leyna Bloom), një vajzë të cilën ai e sheh duke kërcyer në rrugë. Por kur Paul zbulon se Wye është një transgjinore atij i duhet të përballet me ndjenjat e tij dhe presionin shoqëror që i rrezikon këtë marrëdhënie.

Little Joe

Little Joe bën fjalë për një lule të kuqe me të njëjtin emër, e cila rritet për të sjellë lumturi. Kur Alice (Emily Beecham) e sjellë atë në shtëpinë e saj për të birin, duket se lulja nuk është në fakt aq fatsjellëse saç duket.  Ben Whishaw, Lindsay Duncan dhe Kerry Fox debutojnë në produksionin Britaniko-Austriak i cili shënon pjesëmarrjen e parë të regjisores Jessica Hausner në këtë festival.

Once Upon a Time in Hollywood

Në atë që pritet të jetë filmi i tij i parafundit, Quentin Tarantino na zhvendos në fundin e viteve 60, në periudhën Manson të Hollivudid, me Leonardo DiCaprion në rolin e një aktori që i ka ikur koha dhe Brad Pitt në rolin e ndihmësit të tij animator. Al Pacino, Tim Roth dhe Dakota Fanning janë gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve të filmit të shumëpritur të Tarantinos që do të ketë premierën në Kanë.

The Young Ahmed

Filmi flet për një adoleshent belg i cili planifikon vrasjen e mësueses së tij pasi nis të përkrahë një version ideologjik ekstremist të Kuraanit. Në këtë festival ky është padyshim filmi me subjektin më kontrovers por njëkohësisht edhe më koherent. Në të do të luajnë Ken Loach, Ladj Ly dhe Mati Diop.

The Lighthouse

“Një histori fantazie horror që ndodh në një botë mitesh të vjetra në lidhje me detrat”, kështu e përshkroi distributori A24 këtë film. Robert Pattinson dhe Willem Defoe në rolet kryesore, duken mëse të përshtatshëm, të paktën nga imazhi bardh e zi i publikuar deri më tani për filmin.

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore15 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook