Lidhu me ne

Kryesore

Xhepa: 60% e fondeve publike jepen pa garë

Xhepa: 60% e fondeve publike jepen pa garë

Konçesionet, deri në fund të këtij viti, do të kapin shifrën 2 miliardë euro ka deklaruar ne emisionin “Të Paekspozuarit” , eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa. Ai iu referua gjithashtu edhe konçesionit tw rrugës “Milot-Balldre” dhe kostove te saj tw larta.

“Asnjë nga institucionet e shtetit nuk ka reaguar. Prokuroria duhet të hapte një hetim. Ndodhi mashtrimi i madh që u zbulua nga media me Unazën dhe prapë nuk e dimë cfarë ka ndodhur. Propozimet e pa kërkuara dhe të gjitha këto, tregojnë se më shumë se 60% e fondeve publike jepen pa garë.

Ligji thotë që metoda e parë që duhet të realizohen këto vepra, është gara e hapur. Të gjitha këto lloj kontratash, nuk është marrë vesh si janë dhënë. Nuk është marrë vesh si janë bërë inceneratorët, kontratat e rrugëve. Pse është zgjedhur Milot-Balldre dhe jo Milot-Vorë që lidhet me korridorin Durrës-Kukës.

Është zgjedhur një korridor që nuk shkon gjëkundi. A ka një studim? Ligji i koncesioneve thotë se duhet të ketë krahasim, të projekteve alternative. Deri në fund të këtij viti, kontratat me PPP, shkojnë në 2 miliardë euro, një shifër jashtëzakonisht shqetësuese.

Raporti i KE-së, thotë se ministria që merret me këtë punë, nuk ka mundësi të bëjë studime.

Kontrata normale tipike, është që investitori me paratë e veta bën punën dhe kur fillon zhfrytëzimi i veprës, duhet të vjelë taksën dhe diferencën ta paguajë shteti. Në këtë rast buxheti do paguajë, pa mbaruar vepra. Projekti do të fillojë të financohet për dy vjet me 70 milionë euro.

Kjo më duket një gjë shumë e habitshme. Një firmë që do të marrë kredi 70 milionë euro, duhet të ketë një garanci 1.5 herë vlera e kredisë. Kolaterali duhet të jetë 150 milionë euro. Kush e garanton kolateralin që kompania të marrë këtë hua?” tha Xhepa.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix5 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix5 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook