Lidhu me ne

Aktualitet

Si lindi dosja “339”?

Si lindi dosja “339”?

Nuk ka qytetar shqiptar që të mos ketë dëgjuar gjatë këtyre katër muajve, një herë të vetme numrin 339 dhe 339/1, numra këto që simbolizojnë dy dosje penale, të cilat po hetohen prej më shumë se dy vite e gjysëm nga Prokurorët e Krimeve të Rënda.Për prokurorinë këto janë dy dosje të zakonshme, e cila në disa momente ka hetuar dhe ka vepruar shpejt, ndërsa në disa momente të tjera dhe për individë të caktuar,nuk ka vepruar me shpejtësi,duke u ankuar dhe argumentuar se s’ka oficerë për të bërë transkiptimin e 700 cd me biseda të përgjuara. Organi i akuzës ka zgjedhur të luajë me dy porta me këtë çështje.

Ndërsa për sa i përket dosjes me numër 339 prokuroria urdhëroi arrestimin e 44 personave,mes tyre dy ish-deputetëve të PS Arben Ndoka dhe Arben Çuko,disa turqve dhe disa baronëve shqiptarë të trafikut të Heroinës nga Turqia, Kosova, Shqipëria në Itali.Akuzat ndaj të arrestuarve varionin në “Shpërdorim detyre”,”Falsifikim dokumentash”,“Korrupsion pasiv i funksionareve të lartë”,”Trafik droge kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale për llogari të grupit të strukturuar kriminal”.Por teksa kjo dosje me nr. 339 u finalizua me 44 arrestime ajo nxori në dritë dhe një procedim të dytë, siç ishte dosja me nr.339/1, ku objekti i hetimit të saj ishte fokusuar nëdy akuza, atë të “Korrupsionit zgjedhur” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Veprimtari kjo e ndodhur në fushatën elektorale gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Po si lindi dosja 339, nga e cila mbiu dhe një dosje e dytë me numër 339/1, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste flasin me persona të botës së krimit? 

Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.

Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut. Këtij grupi i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis, ku u arrestuan korrierët Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut” dhe Gjevi Ndoka,vëllai i deputetit të PS Arben Ndokës.

A nxjerrin hetimet dhe përgjimet e prokurorisë prezencën e një karteli droge, që shtrihet në disa qytete si Fier, Vlorë, Durrës,Lezhë, Shkodër, Kukës?

Po, këto hetime nxjerin prezencën e një karteli kriminal, pasi janë 7 grupe kriminale që veprojnë në unison me njëra-tjetrën, për qëllime të njëjta. Këto lidhje qartësohen mes Astrit Avdylit, Altin Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani, të cilët dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike. Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Europiane.

Gjithashtu fillimisht u identifikuan disa shtetas si bashkëpuntorë të Astrit Avdylit, të cilit ishin Altin Avdyli, Admir Hoxha,si dhe personat e tjerë kumunikuesit dhe lidhje e tyre identifikuar si shtetas Esat Mehmeti, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Saimir Gjepali (Shaqo),DautÇemani (Dadi), Shkëlqim Sufja, Danjan Ndoka, Fatos Llaftiu, Safet Bajri, Astmer Bilali si dhe personave të tjerë tjerë që hyjnë rrishtazi në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale është dhe Jasin allias Avdyli, Shkëlqim Avdyli, si dhe një sërë bashkëpuntorësh të tyre si Denis Llatfiu, Ardit Gjyriqi, Klajdi Llatfiu, Hajri Seferi dhe persona të tjerë si bashkëpuntorë. Në këtëçështje kanë rënë në pranga dhe dy ish-sportistë si Astmer Bilali dhe Elis Guri.

Kush ka qënë prokurori i parë i kësaj dosje dhe si kanë ndryshuar njerëzit që kanë hetuar më pas çështjen?

Prokurori i parë që ka hetuar këtëçështje ishte Anton Martini. Ai ka bërë rregjistrimin e procedimit penale nr. 339 nga ku më pas janë zbuluar shumë persona të tjerë. Gjatë hetimeve prokurori konstatoi se grupet kriminale në Durrës, ishin futur kokë e këmbë në fushatë zgjedhore, duke mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj. Fill pas kësaj është vendosur të hapet një dosje e dytë 339/1, ku po hetoheshin disa grupe të tjera kriminale, përfshirë dhe zyrtarë të qeverisjes vendore në Durrës, për blerje votash. Në krye të prokurorisë së Krimeve të Rënda në atë periudhë qëndronte Besim Hajdarmataj, i cili sigurisht që ndiqte nga afër hetimin e kësaj çështje, së bashku me 3 oficerë të tjerë.Por zgjedhjet përfunduan në qershor dhe fitoren e mori PS.

Ndërkohë Adriatik Llalla, në atë periudhë ish-kryeprokuror me një vendim të datës 10 nëntor 2017, urdhëron largimin e prokurorit Martini nga çështja, duke e transferuar atë në prokurorinë e Shkodrës.Menjëherë pas largimit të Martinit ka reaguar Lulzim Basha, i cili tha se prokurori Martini po hetonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda përfshirjen e Dakos në blerjen e votave në zgjedhjet e 25 qershorit në bashkëpunim me grupet kriminale dhe Rama ka ndikuar te kryeprokurori Adriatik Llalla për largimin e tij.Pas degdisjes së Martinit në Shkodër, çështja u mor nga prokurorja Elisabeta Imeraj. Por edhe kjo e fundit, ka dorëzuar shumë shpejt dosjen, pasi është komanduar nga Arta Marku drejtuese në Prokurorinë e Tiranës. Tashmë dosja mbetet në dorë të Besim Hajdarmatës, i cili hyn plotësisht në këtëçështje, pasi ishte larguar nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda. Por edhe Hajdarmataj, nuk qëndroi gjatë në këtë çështje, pasi u transferua në Pogradec. Që nga ky moment e deri më tani, dy dosjet 339 dhe 339/1 i kanë marë në dorë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pse prokuroria nuk ka bërë asnjë hap me arrestimin e zyrtarëve të PS në Durrës që dalin në komunikime me Astrit Avdylin dhe persona të tjerë kriminalë?

Është e vërtetë që prokuroria, ndryshe siç veproi me dosjen 339 ku arrestoi 44 persona, me dosjen 339/1 ku heton korrupsionin zgjedhor nuk ka arrestuar asnjë person. Prokurorët shprehen se shumë përgjime janë ende të pazbardhura në letër, por ndodhen vetëm në audio në CD. Ndërkohë një tjetër arsye është fakti se në dosje ndodhen vetëm përgjime, por pa u shoqërua me prova të tjera, si vëzhgime në terren të rasteve koruptive apo sekuestrimin e ndonjë sasie monetare.

A është marë ndonjëherë në pyetje Vangjush Dako për këtë çështje?

Po është marrë vetëm një herë të vetme në pyetje. Pyetja e Vangjush Dakos, është bërë dy javë më parë në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

A është dërguar ndonjë nga të arrestuarit e 7 grupeve kriminale si i pandehur në gjykatë?

Samuel Ndoka dhe Vilson Ndoka, dy nipërit e ish-deputetit socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, janë marrë të pandehur së bashku me 10 persona të tjerë, të cilët janë pjesë e dosjes së famshme 339. Sqarojmë se në gjyq janë dërguar 12 persona për trafik droge, ndërsa po në dosjen 339 janë shkëputur hetimet dhe vijojnë për grupin e Shijakut, Avdylajt po për trafik droge, por gjithashtu po vijojnë edhe në një pjesë tjetër për çështjen e shit-blerjes së votave.

Sipas prokurorisë në këtë çështje janë evidentuar 7 grupe kriminale, por i pari grup kriminal që është dërguar në gjykatë është ai i Shkodrës. Pikërisht në këtë grup kriminal është i pandehur nipi i ish-deputetit Ndoka,Samuel Ndoka, Vilson Ndoka dhe ish-kampioni në sportin e mundjes Elis Guri. Ndërsa të pandehurit e tjerë janë Ramadan Dushaj,Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça. Dy prokurorët e kësaj dosje thanë se të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook