Lidhu me ne

Kryesore

Aleksandër Çipa: Duhet të shpërndahet ky parlament monstër


Protagonistët e krizës janë njëkohësisht dhe fajtorët e krijimit të saj. Janë politikanët në krye të mazhorancës dhe opozitës apo në krye të institucioneve të larta që e mbajnë peng vendin dhe dalin kundër sistemit. Analisti Aleksandër Çipa e shikon krizën politike aktuale si një krizë të liderëve të tranzicionit shqiptar. Sipas tij, zgjidhja do të vijë e vonuar dhe do të shoqërohet me disa dorëheqje të rëndësishme.

A ka arritur kriza kulmin e saj dhe tani do të kemi një zgjidhje, apo mund të shkojë më keq duke iu afruar 30 qershorit. Cilët janë skenarët që na presin në ditët në vijim?

Po, kriza e ardhur nga lidershipi dhe e agravuar po prej tyre deri në këtë pikë kulmore ka ngritur alarme të shumta. Kjo është një krizë që ka për protagonistë jo më shumë së katër politikanë të fuqishëm të shumicës së kohës së tranzicionit, të cilët si kapacitet të fundit po përdorin edhe të gjitha mundësitë e zotërimit, ndikimit apo goditjes së institucioneve kushtetuese. Kjo krizë erdhi prej tyre dhe po përshkallëzohet prej tyre sepse nuk mund ta pranojnë në asnjë moment se mund t’i nënshtrohen sistemit. Ata kanë qenë dhe janë deri në këtë moment kapës dhe kontrollues të sistemit. Do të kemi zgjidhje të vonuar dhe zgjedhje të shtyra.

Mendoj se do të kemi jo vetëm një dorëheqje, por së paku tri të tilla, mes të cilave shoh dy shumë të rëndësishme. Jemi realisht para domosdoshmërisë së shpërndarjes së këtij Parlamenti monstër dhe kalimit njëherësh edhe në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, edhe administrative.

A mund të shpresojmë për një zgjidhje? Cila palë duhet të tërhiqet, të bëjë një hap pas?

Po, unë besoj se do kemi zgjidhje të zvarritur, me shumë pengesa, ashtu siç ka ditur të realizojë kasta politike e vjetruar dhe e konsumuar e kësaj kohe që po i mbetet si damkë emri: Tranzicion.

Tërheqja nga kushtet e panegociueshme do t’u imponohet të dyja palëve të udhëheqësve për shkak të kostove të paparashikuara që ka tashmë kriza e ardhur prej tyre.

Tërheqja tashmë si detyrim i nevojitet edhe kryeministrit, edhe PS-së, por pa përfshirë kompromisin për vijimin e status quo-së së një elite që kontrollon sistemin, republikën dhe të ketë kohë shtesë në shpërfilljen e ligjit dhe të Kushtetutës.

Katër aktorët kryesore të politikës dhe vendimmarrjes politike nevojitet të investohen për shërbim ndaj fatit të rrezikuar të shtetit institucional dhe jo për fatin ekzistencial të tyre në krye të formacioneve partiake që tashmë janë mbarsur me egërsi dhe patologji formacionesh parapolitike.

A besoni se ka një plan gjerman që t’i ulë palët në bisedime?

Nuk mendoj se ka një plan konkret ndërhyrës deri në çastin që po shkruhej nga gjermanët. Por ka një shqetësim dhe interesim në rritje nga faktorët diplomatikë dhe ata kancelerikë për këtë situatë sa absurde aq edhe alarmuese në të cilën është zhytur djallëzisht elita jonë e lartë politike. Madje mendoj se Gjermania zyrtare do ta shtojë vëmendjen bashkë me Brukselin sepse mediat ndërkombëtare tashme po intensifikojnë raportimet dhe analizat për këtë situatë atipike shqiptare dhe për rolin negativ të politikanëve të vjetër dhe atyre në detyrë si dhe krerëve të lartë që kanë shembur të gjitha shtyllat principiale të funksionimit të demokracisë.

Në dijeninë time një rol më aktiv dhe më veprues do të kemi gjatë 10-ditëshit të ardhshëm nga përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe diplomacia e Brukselit.

Si e vlerësoni përplasjen mes Presidentit të Republikës dhe mazhorancës dhe a do të ketë zgjedhje në 30 qershor pas anulimit të tyre nga Meta?

Kjo është përplasje e paralajmëruar. Presidenti ka vijuar gjatë dhe me besnikëri, konsistencën refuzuese dhe oponencën politike ndaj shumicës socialiste që kryeson kryeministri Rama. Marrëdhëniet mes këtyre të dyve janë tipikisht inatçore dhe refuzuese. Presidenti nuk ka, në gati dy vjetët e të qenit në këtë mandat, një akt dakordësie me shumicën parlamentare të vendit dhe po përballet tashmë me krizën e besimit si autoritet mbi palët. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë asgjë të përbashkët me zgjedhje. Janë thjesht një akt anormal votimi i njëanshëm që nuk ka dhe s’ka si të ketë në këto kushte produkt zgjedhor.

Shqipëria nuk duket se do të marrë çeljen e negociatave në qershor. Sa do të ndikojë kjo në krizën politike dhe a tregon kjo se ndërkombëtarët janë duke ndërlidhur integrimin me situatën politike aktuale?

Fatkeqësisht do të duhej të shërbente si një akt që impononte reagime dhe lëvizje reflektuese, por në kushtet dhe pikun e një krize politike si kjo, ky refuzim i negociatave do të përdoret thjesht si një arsye më shumë antagonizmi politik mes dy kaheve.

Nuk mendoj se e ndërlidhin me situatën aktuale, por me papërgjegjshmërinë fatale të klasës sonë politike e cila po sillet, po vepron dhe mbart një mendësi parapolitike dhe parashoqërore.

Në mënyrë të tërthortë edhe prokuroria po ndërhyn në krizë, fillimisht kur u tha se prej saj kanë rrjedhur përgjimet te gazeta Bild dhe më pas duke marrë si të pandehur kreun e opozitës. A po tregon kjo se institucionet po bëhen palë dhe kriza, si në rastin e KQZ-së, tregon se nuk ekzistojnë pushtete të pavarura?

Organi i prokurorisë aktuale në vend është një institucion i rrënuar dhe i shkatërruar, i përdorur dhe i paragjykuar, njëjtë si policia apo ushtria në kohët e mbrapshta të tranzicionit. Madje në këtë kontekst mendoj se diabolia dhe tinzarllëku i politikanëve për të rikthyer dëshmi e prova të politizimit të institucioneve dhe shtetit, janë atentati më i madh që i bëhet Shqipërisë së lodhur nga vonesa e tyre e pamëshirshme për të qenë anëtare e BE-së. Kjo ligësi dhe vepër antikombëtare e tyre do të duhej të meritonte, jo vetëm ndëshkimin e historisë, por së pari dhe mbi të gjitha, atë prej drejtësisë.

Prokuroria aktualisht është thjesht një segment i mbetur institucional.

KQZ është institucioni tjetër që e ka zhvleftësuar marrëdhënia e palëve politike dhe kriza mes institucioneve politike në lidhje me datën e 30 qershorit. Ndërkohë që me hapa rrënues po ecet drejt goditjes dhe përdorimit të Policisë së shtetit. Vrasja dhe rrënimi i këtyre institucioneve themelore të shtetit, është procesi i rishembjes në një forme tjetër të tij, ndryshe nga viti i zi 1997.

Pushtetet e pavarura tashmë janë thjesht vetëm një perceptim dhe jofunksionale. Kjo është meritë dhe vepër e jo më shumë se 6 personave me pushtete dhe fuqi në majat e politikës dhe të qeverisjes në këtë republikë rrëmuje.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar7 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix7 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix7 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix7 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix7 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix7 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix7 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix7 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix7 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook