Lidhu me ne

Kryesore

Lulzim Basha me forcë në prokurori, blerësit e votave në shtëpi

Ervis Iljazaj

Prokuroria shqiptare ka urdhëruar shoqërimin me forcë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, nëse nuk paraqitet me vullnetin e tij për çështjen e financimit të Partisë Demokratike. Basha, nëse prokuroria shqiptare do të ishte një prokurori normale dhe e besueshme, me siguri nuk do ta shmangte atë dhe nuk duhet ta shmangte. E vërteta është se, prokuroria shqiptare në të gjithë momentin e “përkohshëm” të saj nuk ka treguar asnjëherë pavarësinë dhe autonominë ndaj mazhorancës për të gjitha çështjet e nxehta që kanë shoqëruar politikën shqiptare në vitin e fundit.

E megjithatë, nëse ka arsye që hetimet të vazhdojnë për çështjen e financimit të Partisë Demokratike, prokuroria shumë mirë bën që heton. Por duket qartë se ky është një hetim selektiv. Jo vetëm për çështjen e financimit, e cila është një problem i të gjitha partive politike dhe në këtë kuptim duhet zhvilluar për të gjithë politikën shqiptare, por në tërësinë e punës së saj, është qartësisht jo e besueshme.

Për shembull, për një nga çështjet më të ndjeshme të shqiptarëve, e cila është arsyeja kryesore e krizës politike, siç është ajo e shitblerjes së votës, prokuroria nuk ka as edhe një hetim të vetëm, pavarësisht përgjimeve telefonike, që më së paku përmbajnë indicie të forta për ta bërë atë.

Madje, prokuroria dhe indiferenca që ajo tregon ndaj çështjes së votës, është një nga shkaktarët kryesorë që po e thellon krizën politike shqiptare. Nëse ajo do ta bënte punën e saj në këtë aspekt, sigurisht që mund t’ia kursente Shqipërisë dhe shqiptarëve këtë krizë.

Paradoksi shkon deri në ekstrem. Denoncuesi kryesor i shitblerjes së votave, Lulzim Basha, thirret me forcë në prokurori, ndërsa blerësit potencialë të votave gjenden ende në shtëpi, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, dhe duke vazhduar përsëri fushatat e tyre elektorale, dhe me shumë mundësi kryerjen e të njëjtit krim, atë të blerjes së votave.

Nga përgjimet telefonike duket qartë se blerja e votës në Shqipëri nuk bëhet më si në vitet ‘90 me komisioner apo duke shkelur ligjin elektoral, por para se njerëzit të shkojnë te kutia e votimeve, nëpërmjet shumave të parave të kalkuluara për çdo votë, si të ishte një ndërmarrje me bilanc kontabël. Në këtë kuptim, për të evituar këtë fenomen nuk mjafton asnjë reformë zgjedhore, sado mekanizma të përmbajë ajo, apo sado sanksione të parashikojë ajo për blerjen e votës. As qeveria teknike e 2017-s nuk mjaftoi për ta evituar këtë fenomen, pasi me të gjitha gjasat është rrënjosur si një fenomen kulturor që është vështirë të shkulet tanimë. Prandaj, për të zhvilluar zgjedhje në kushte të barabarta dhe neutrale për të gjitha forcat politike, e vetmja zgjidhje është qeveria tranzitore. Një qeveri të cilën kryeministri aktual nuk po denjon që t’ia japë, jo opozitës apo Lulzim Bashës, por shqiptarëve, të cilët pas 30 viteve meritojnë të votojnë të lirë.

Nuk ka asnjë çështje tjetër të politikës shqiptare që mund të avancojë pa zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e votës së lirë. Çdo gjë tjetër nuk ka asnjë kuptim dhe nuk ka asnjë vlerë për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre, nëse nuk sigurohen liritë politike të shoqërisë shqiptare dhe aksesit të saj në procesin demokratik në mënyrë të barabartë.

Kjo çështje zgjidhet vetëm me dy mënyra: ose nëpërmjet drejtësisë, e cila me sa duket nuk e bën dot këtë punë, për faktin se ka treguar se është qartësisht e njëanshme, ose nëpërmjet një zgjidhjeje politike. Opozita shqiptare nuk po kërkon as më pak dhe as më shumë sesa zgjedhje në kushte të barabarta. Kjo është në interes të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Një qeveri politike nuk e garanton këtë standard, dhe s’ka për ta garantuar asnjëherë edhe në të ardhmen./ Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix3 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix3 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar3 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook