Lidhu me ne

Kryesore

Andi Bushati: Edhe Erdogan do e kishte zili “Rilindjen”


Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për krizën politike, aktorët në lojë si dhe për faktin se si duhet të veprojë opozita në datën e zgjedhjeve në 30 qershor.

Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve me 30 qershor do të vendosë vijën ndarëse mes demokracisë dhe regjimit. Sipas Bushatit, këtë maxhorancë dhe modelin e qeverisjes së saj do ta kishte zili edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Datën e zgjedhjeve nuk e vendos një ambasador, por e vendos Presidenti i Republikës. Mbështetjen e ndërkombëtare, qeveritë shqiptare e kanë pasur edhe kur kanë patur Sorosin kundër. E para e punës unë mendoj se nëse Rilindja zhvillon zgjedhje, presidenti duhet të japë dorëheqjen. Presidenti ka dy rrugë: ose të dalë me nder nga kjo situatë, ose të mbetet një kukull në dorë të qeverisë. Ky është një shtet, të cilin sot edhe Erdogani do ta kishte zili pasi vepron vertikalisht. Opozita ka bërë një gabim të madh, që kur dogji mandatin, ka përkundur në mëndje të njerëzve se kjo do të jepte një zgjidhje shumë të shpejtë.

Nuk ka regjime që bien me dekrete presidenciale. Kjo është një betejë e gjatë për të kuptuar se njerëzit të ndërgjegjësohen se jemi përballë një regjimi. 30 qershori është një vijë ndarëse mes demokracisë dhe regjimit. Ata janë aq të fortë, sepse ata të mbytin që në vatër. Nuk mund të zihet një luan me një shpend të vogël. Gjëja më e mirë që mund të bëj opozita janë fotografitë, kamerat, celularët para çdo qendre votimesh, që të identifikojë sa po hyjnë dhe sa nuk po hyjnë. Gjithmonë për t’u fokusuar tek pjesëmarrja”– tha ai.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore1 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore3 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore6 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore8 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike8 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar8 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore8 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar8 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar8 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Facebook