Lidhu me ne

Aktualitet

Albania 2019 “Reset Factory”


Nga Andi Bejtja

Pas rreth tre dekadash karikaturë të kapitalizmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucioni i ekranit pothuajse ka rënë fare.

Apps kanë bërë “crash”. Paligjshmëritë janë bërë si matrioshka ruse, njëra paligjshmëri hap një paligjshmëri tjetër.

Apps – që janë të detyrueshme për çdo smartphone që të funksionojë dhe që nuk i lëviz dot dhe po të duash nga “Playstore”, si “Gjykata Kushtetuese” apo “Gjykata Lartë” – nuk gjenden e nuk shkarkohen dot sepse, në mënyrë amatore ndoshta dhe tinzare, vettingu në drejtësi nuk filloi nga poshtë, por nga lart.

P.sh. një app i ardhur jo nga “Playstore”, por nga “unknown source” me emrin “Idajet”, arrin deri aty sa guxon dhe tenton të zhvendosë një app që ashtu si gjykatat, nuk lëviz dot nga telefoni, dekret të Presidentit të botuar dhe në Fletoren Zyrtare.

KQZ arrin deri aty sa merr guximin të analizojë e mos zbatojë një dekret Presidenti.

Një app si “Prokuria”, mbi tre vjet nuk funksionoi fare për dosjen 339 dhe 184, funksionon vetëm kur telefonin e kanë në dorë ata të mazhorancës.

Një app si OSBE nuk e gjen dot, të del vetëm po hape app-sin e Partisë Socialiste. Një app si “Këshilli i Europës” e kupton para të tjerëve se nuk funksionon dot në këtë telefon.

Nga ana tjetër të del një app si “PPP” që të kujton se, që ta mbash telefonin hapur, duhet të paguash një “fee” mujore për nja 20 vitet e ardhshme, për të mos shkuar më tej te app “Beketi”, që ia heq edhe atë pak rezolucion që i ka mbetur këtij ekrani. Etj, etj, etj, si këto pa fund.

E bën “Restart” telefonin, prapë, edhe pse fiket ekrani, të ngelet audio e përgjimeve të “Bild” me Gjush e kompani.

E bën “Restart” për herë të dytë, edhe pse fiket ekrani, të del audio e Kryeministrit në Durrës që edhe pas përgjimeve u thotë durrsakëve “do e kujtoni kohën e Gjushit, nuk vjen më si ai”.

E bën “Restart” për herë të tretë, ekrani fiket sërish e nuk hapet më dhe ngel vetëm një zë audio: “Mos e rruj…K. Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka.”

O vlla, po telefoni nuk punon fare…..fol sa të duash.

Është fare e thjeshtë: Shqipëria është një telefon që nuk shpëton me “Restart”, ka nevojë për “Reset Factory”.

Të gjithë BigApp e SmallApp, software e gjithçka duhet të çinstalohen dhe të shkarkohen nga e para.

Dy gjykatat duhet të jenë apps që gjenden në “Playstore” dhe mund të shkarkohen lirisht. Pa ato dhe disa apps të tjera të palëvizshme, Shqipëria nuk mund të hyjë në zgjedhje dhe në rrugën e normalitetit; pa përfunduar hetimi i dosjes 339 dhe 184, gjithashtu.

Pra, Shqipëria ka nevojë për një pakt të mirëfilltë “Reset Factory”, për një qeveri tranzitore, jo afatshkurtër, ndoshta me ekspertë dhe jo me politikanë; të përgatisë infrastukturën për zgjedhje të lira dhe të ndershme e të rishikojë edhe njëherë reformën në drejtësi, që degradoi duke lënë kaq shumë boshllëqe, që e bëri këtë shtet jo vetëm joinstitucional, por edhe jofunksional.

Derisa telefoni të bëhet plotësisht i përdorshëm, apps të zënë vendin e vet, të shkarkohen kur duhen, të mos bëjnë “crash’, të funksionojnë duke eliminuar çdo paligjshmëri dhe për të vënë në vend atë drejtësi të munguar, që e bëri këtë telefon me emrin Shqipëri të “crash’.

Prandaj, në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Nëse e doni Shqipërinë, mos bëni “Restart”, por “Reset Factory”./ Syri.net

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook