Lidhu me ne

Aktualitet

Korrupsioni i lartë, një gjëmë kombëtare

Spartak Ngjela

Në çdo kohë që kalon me ngjarje të rënda në një vend, gjithmonë pyetet: pse erdhën këto ngjarje të rënda dhe çfarë i shkaktuan shoqërisë ato? Këtu flitet, sigurisht, për ngjarjet e rënda që ia shkaktojnë shoqërisë së vet të pushtetshmit. Sa herë që një shoqëri drejtohet nga injorantë dhe të korruptuar, pyetet: nga erdhën këta individë, si dolën në krye të vendit dhe cili ishte dëmi i tyre? Po në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, e cila u drejtua nga injorantë dhe një plejadë të korruptuarish, nga erdhën, si hipën në pushtet, dhe sa është realisht dëmi që i sollën këta Shqipërisë e shqiptarëve? Dëmi është shumë i madh. Por ardhja e krerëve të tyre është shumë e dyshimtë. Tani, kur të gjithë bashkë janë drejt likuidimit, origjinën e tyre dhe përkrahjen politike për të ardhur në pushtet duhet t’ia lëmë kohës ta zgjidhë me anë të provave dokumentare, sepse Shqipëria dhe shqiptarët ka dyqind vjet që janë sulmuar brutalisht nga fqinjët pushtues territoresh të gjera të Arbërisë. Ajo që i duhet imediatisht shqiptarëve dhe Shqipërisë, është likuidimi tërësor i korrupsionit të lartë shtetëror.

I.

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar ka qenë një gjëmë kombëtare. Por tani ai është në grahmat e fundit, për këtë duhet të jemi të sigurt. Shqiptarët e kanë ditur saktë se kush i ka qeverisur, por nuk kanë pasur mundësi të vepronin. E vetmja gjë që kanë bërë shqiptarët ka qenë ikja nga Shqipëria. Po korrupsioni si ka operuar në Shqipëri pas vitit 1991? Ky ka operuar me injorancën e blerë, me fanatikë të paguar si fansa që iu premtohej pronë dhe me njerëz të thjeshtë që kanë besuar te gënjeshtrat e përsëritura të liderëve të korrupsionit kryeministror shqiptar që drejtonin dy partitë kryesore: Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Por historia e Shqipërisë befas hyri në një rrjedhë të re të pamenduar dot nga korrupsioni. Në këtë rrjedhë të re e futi me forcë politika amerikane, kështu do të shkruajë historia.

II.

Ka pasur një këmbëngulje permanente të politikës amerikane kundrejt Shqipërisë, duke filluar që në vitin 1919 me presidentin Ëillson. Ka vijuar pastaj në vitin 1961 dhe në vitin 1962 me presidentin Xhon Kenedi kundër ndërhyrjes sovjetike në Shqipëri dhe largimin e flotës sovjetike nga Vora; ka vijuar me presidentin Riçard Nikson për garantimin e autonomisë së gjerë të Kosovës, e cila u vendos direkt nga presioni i Niksonit kundrejt Josif Broz Titos. Por gjithçka erdhi dhe dha një shkëlqim historik me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë amerikane në luftën për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999. Tani gjithçka po flet për një aleancë të gjerë shqiptaro-amerikan dhe për karakterin demokratik të ndërhyrjes së politikës amerikane për likuidimin e korrupsionit të lartë shqiptar. Likuidimi i këtij korrupsioni është domosdoshmëri për politikën e re amerikanë në panshqiptarizimin e Ballkanit Perëndimor. Politika amerikane sot në këtë zonë është thjesht: “gjithëshqiptarizmi në Ballkanin Perëndimor”. Në fakt, Ballkani Perëndimor është Arbëria klasike dhe me panshqiptarizëm duhen kuptuar të drejtat e shqiptarëve që janë shkelur nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare dhe, në një rrafsh historik, nga fuqitë e mëdha, Rusia dhe Franca. Kjo është arsyeja që korrupsioni Berisha, Basha, Meta me taborët e tyre, në një sens historik, janë për Shqipërinë një gjëmë pushtuese. Sigurisht që korrupsioni shqiptar është shumë më i gjerë se kaq, por politika amerikane duket se është e përqendruar në likuidimin e këtij segmenti, sepse ndërkohë ky korrupsion ka marrë karakter të hapur antikombëtar.

III.

Nga shqiptarët ishte krejt e pamundur që të likuidohej kjo gjëmë, forcën e shtetit dhe demagogjinë kundrejt përkrahësve në elektoratin shqiptar dhe në opinionin publik. Kishte gjithashtu forcën e parasë, me të cilën likuidoi plotësisht lirinë e shtypit dhe të medias elektronike. Ajo u fut qorrazi në një lojë pseudoarmiqësore grupesh të mëdha politikë, që bënin sikur luftonin njëri-tjetrin, por që në fakt mbështeteshin te paraja korruptive. Po politika amerikane, si penetroi ajo me forcë në këtë gjendje? Politika amerikane penetroi dhe e dominoi me forcë situatën politike në Shqipëri, pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2014. Pikërisht në këtë vit filloi strukturimi juridik i Reformës në Drejtësi, e cila u kurorëzua juridikisht me Kushtetutën e vitit 2016. Por gjithçka në këtë ndërmarrje historike u kurorëzua nga forca e politikës amerikane dhe sidomos nga aksioni politik permanent i ambasadorit amerikan, Donald Lu.

IV.

Politika amerikane, pasi e konstatoi se nuk mund të kishte Shqipëri perëndimore e demokratike pa likuiduar korrupsionin Berisha, Basha Meta, filloi veprimtarinë e vet konkrete. Po, si? Nga duhej të fillonte dhe ku duhej të mbështetej? Në këtë kohë në pushtet ishin socialistët. Socialistëve historia e re e Shqipërisë iu kishte mësuar se nuk mund të dilnin dot kundër politikës amerikane, se e kishin provuar një herë në vitet 1992-1995. Dhe u pa që ata u rreshtuan tërësisht pro politikës amerikane, pavarësisht nga ndonjë luhatje sporadike. Gjithsesi duhet pranuar se socialistët e pranuan dhe e çuan deri në fund ristrukturimin juridik antikorrupsion në Shqipëri, pavarësisht që nga reforma antikorrupsion do të cenoheshin dhe prekeshin edhe individë të lidershipit të saj. Kurse studimi adekuat i ekspertizës amerikane e kapi që, themeli ku mbahej korrupsioni shqiptar ishte pushteti gjyqësor. Ata e konceptuan realisht skemën e korrupsionit se si ai funksiononte në Shqipëri: një pushtet gjyqësor i korruptuar që vazhdimisht degradonte drejtësinë dhe që krijonte mundësinë e vjedhjes së madhe të korrupsionit politik shtetëror. Ky pastaj grabiste vlerat shoqërore me anë të klientelizmit, uzurpimit të pronës dhe burimeve bujqësore e minerare në Shqipëri. Të dyja bashkë këto pushtete, pushteti gjyqësor dhe pushteti politik, krijuan në Shqipëri simbiozën më të shëmtuar historike të një korrupsioni. Por pyetja që ngriti ekspertiza amerikane ishte kjo: nga duhej filluar lufta për likuidimin e këtij korrupsioni dysh?

V.

Historia e gjatë e demokracisë në Perëndim ka treguar se një sistem demokratik mbahet si i drejtë dhe i barabartë vetëm nga një pushtet gjyqësor i pavarur. Në fakt, demokracia nuk mund të funksionojë dot pa një pushtet gjyqësor të pavarur, sepse ajo degradon në demagogji dhe në një korrupsion të përbindshëm. Demagogjia në politikë dhe korrupsioni në shtet, janë dy ingredientët thelbësorë të korrupsionit shtetëror. Me demagogji bëhen zgjedhjet dhe “lufta politike”, kurse me korrupsion fitohen paratë, me të cilat mbahet pushteti, blihen votat, ushqehet krimi i organizuar dhe garantohet nëpër bankat offshore pasuria e pushtetarëve të korruptuar. Pikërisht kjo ka ndodhur në Shqipëri në këto 20 vitet e fundit, por këtë kapi edhe politika amerikane, kur me forcë e detyroi politikën e korruptuar shqiptare të pranonte kushtetutën e vitit 2016, kushtetutë kjo, e cila u bë kuidesenca e Reformës në Drejtësi.

Tamam këtu nisi procesi antikorrupsion në Shqipëri, i cili, në funksion të kushtetutës së re, formuloi ligjet e reja të vetingut dhe filloi procesin gjyqësor antikorrupsion në drejtësinë shqiptare. Proces ky që deri tani ka likuiduar për korrupsion 90% të Gjykatës Kushtetuese, 99% të Gjykatës së Lartë dhe rreth 40% të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por, ndërkohë, u formua më në fund edhe vetë SPAK-u, që është grupi institucional që do të gjykojë korrupsionin në politikën e lartë. Ky grup institucional është: Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Të tria këta institucione që do të gjykojnë taboret korruptive Meta, Berisha e gjithë të tjerët, do të sjellin në Shqipëri atmosferën e gëzuar të vendosjes së drejtësisë. Po socialistët që kanë ndërkohë mazhorancën në Parlament, a do t’i qëndrojnë korrekt interesit kombëtar shqiptar dhe politikës amerikane?

VII.

Në fakt, m’u këtu fillon politika e re e Shqipërisë. Parlamenti shqiptar tani është pa opozitën e korruptuar të Partisë Demokratike, e cila, duke dashur të krijonte destabilizimin e Shqipërisë me një revolucion imagjinar, dogji mandatet e deputetit dhe doli në rrugë. Ishte nën mendimin e fshehtë se me një destabilizim të Shqipërisë do të shpëtonte nga ndëshkimi antikorrupsion, sepse e mendonte destabilizimin në Shqipëri edhe si interes antishqiptar të fqinjëve. Opozita e dalë nga Parlamenti, filloi përplasjen e dhunshme, por pa forcë reale. E vijoi këtë gjullurdi primitive pa fare ide, derisa u kërcënua drejtpërsëdrejti nga politika amerikane dhe u tulat nga provat që kishte mbledhur FBI-ja kundër saj. Tani ajo është në depresion politik, kurse Parlamenti vijon punën me zëvendësuesit kushtetues, të cilët janë në numër 90% properëndimorë dhe po e çojnë përpara Reformën në Drejtësi, bashkë me mazhorancën socialiste. Pikërisht kjo është arsyeja që tani, pas formimit të SPAK-ut, krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni i lartë shtetëror janë në prag të likuidimit të tyre gjyqësor. Tani, madje, pritet që në këtë muaj dhe në dy muajt në vijim, në gusht dhe në shtator, shqiptarët do ta shohin konkretisht luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror, ashtu sikurse po ndjekin luftën e nisur e në vijim kundër korrupsionit në pushtetin gjyqësor.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook