Kryesore
Po derdhnin djersë për t’i çuar familjes bukën

Aksidenti tragjik në Tiranë/ Dom Gjergji përlot me mesazhin e tij: Po derdhnin djersë për t’i çuar familjes bukën
Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta i ka dedikuar një postim përlotës dy punëtorëve që humbën jetën dje pas një aksidenti tragjik në një prej pallateve në rrugën Faik Konica, si pasojë e shembjes së skelës.
Përmes një reagimi në Twitter, kleriku i njohur shprehet ndër të tjera, se vdekja e dy viktimave të këput zemrën pasi ishin duke punuar për ti çuar familjes bukë.
“Çdo vdekje, sidomos askidentale, është e dhimbshme. Por vdekja e atyre burrave që ranë nga skelat të këput zemrën, sepse ata ishin duke punuar, derdhur djersë, për t’i çuar familjes bukën te shtëpia. Këta janë heronjtë e vdekjeve të bardha. R.I.P. … “, shkruan Dom Gjergji në postimin e tij.

