Lidhu me ne

Aktualitet

Rruga e Kombit–Tarifë shtesë për automjetet e rënda

Rruga e Kombit–Tarifë shtesë për automjetet e rënda

Nga 1 shtatori tarifa e kalimit  në Rrugën e Kombit do të shtohet në bazë të peshës së mjeteve.

Monitor raporton se qeveria shqiptare ka vendosur së fundmi një tarifë shtesë për automjetet e rënda që kalojnë në këtë rrugë.

Tashmë në traun e pagesës është vendosur peshore, e cila do të peshojë kryesisht automjetet mëdha të transporteve.

Për këtë tarifë shtesë qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk është njoftuar nga institucionet shqiptare. Ministri i Infrastrukturës në Kosovë Pal Lekaj ka thënë për Monitor se institucionet shqiptare nuk kanë komunikuar me palën kosovare duke e konsideruar të papërshtatshme këtë tarifë:

 “Ne si Kosovë nuk jemi në dijeni, nuk na kanë kontaktuar askush. Unë mendoj që nuk ka nevojë për këtë taksë, sepse është një kriter që mbipeshat mund ta prishin rrugën mund të dënohen, por jo që të vendoset taksë”.

Vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit u lajmërua nga qeveria në fund të marsit 2018 pasi mirëmbajtja e rrugës së kombit iu dha me koncesion kompanive Kastrati dhe Salillari, të cilat vunë dhe traun e pagesës.

Veturat paguajnë 5 euro për kalim. Furgonët apo autobusët, dhe kamionët e transportit paguajnë tarifë më të lartë nga 11,2 deri në mbi 22,5 euro.

Për këtë tarifë ka pasur vazhdimisht kundërshti, si nga banorët e zonave përreth, po ashtu dhe nga pala kosovare, e cila ka patur ankesa të shtuara nga bizneset që e shfrytëzojnë rrugën për transportin e mallrave dhe shëbrimeve të tyre.

MË TEPËR

Kryesore20 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar20 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix20 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix21 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix21 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix21 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix21 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix21 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix21 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix21 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook