Lidhu me ne

Aktualitet

-Lulzim, nuk mund të vazhdojmë të humbasim për ty

ALFRED LELA SHPËRTHEN KUNDËR BASHËS: S’MERREM MË ME KAUZAT E TUA HUMBËSE, JA FUTE KOT LUL

Alfred Lela shpërthen kundër Bashës: S’merrem më me kauzat e tua humbëse, ja fute kot Lul

Analisti i njohur Alfred Lela shpërthen në kritika kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas publikimit në mediat sociale të një dokumenti të dalë nga PD-ja, ku përmenden me emra disa media dhe gazetarë të cilësuar në këtë dokument si të kapur nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Në dokumentin e PD përmenden televizione të mëdha si Top Channel, Tv Klan, TVSH dhe Vizion Plus si të kontrolluara nga Rama, ndërsa nga mediat online përmenden Tema e Mero Baze, Skënder Minxhozi me Javaneës dhe Realstory me moderatorin Sokol Balla.

Megjithëse media e analistit Lela nuk përmendet, ai thotë se diçka e tillë nënkuptohet, ndërsa akuzon Bashën se ka ndërmarrë një plan të gabuar për t’i quajtur të “gjitha mediat njësoj”.

“Sa i takon mjerimit afilozofik se ata që nuk mendojnë si Basha i shërbejnë Ramës dhe e bëjnë për të luajtur lojën të gjithë janë njësoj, ‘sorry Lul’ por Basha me këtë anatemë ndaj medias dhe gazetarëve dëshmon se ti je njëlloj me Ramën, veç ke më pak ngjyra se ai”, shkruan analisti Lela.

Lela zbulon edhe planin e Bashës për të bojkotuar emisionin “Real Story” dhe thotë se kjo është një strategji e gabuar e PD-së, ndërsa e quan Bashën si njeriun e kauzave të dështuara.

“Edhe një gjë tjetër: e kam lënë njëherë një punë dhe detyrë të mirëpaguar për të mbrojtur ty dhe kuazat e tua humbëse, para dy vitesh nëse të kujtohet. (Ironia është se ti tani je bërë mik me Çilin dhe më shpall mua armik). Nuk mund të vazhdojmë të humbasim për ty, ndërsa ti bën sikur ke humbur për të gjithë dhe në emër të të gjithëve, por një dorë e mban gjithmonë ngrohtë në xhepin e fitimeve”, shprehet analisti.

Reagimi i analistit Lela:

Realstory është përmendur me emër e mbiemër ashtu, si dhe Skënder Minxhozi, analist i emisionit Real Story, por edhe ‘armiku’ tashmë i përbetuar i PD, Mero Baze. Edhe pse nuk  është cituar me emër aty është edhe Politiko.al, portali që unë drejtoj. Nga dokumenti në fjalë: “Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qëndrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike të Qeverisë- për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar- dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe mashtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo-analiza me fakte të shtrembëruara. Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj”.

Unë e kuptoj këtë strategji të Bashës dhe e ka të marrë borxh nga Berisha, se ai nuk mendon dot në kokë të vet: ata që nuk janë plotësisht ushtarë dhe në rresht, nuk janë tanët se nuk janë shërbëtorë të plotë, kështuqë është më mirë t’i shpallim kundërshtarë dhe t’i fusim në rradhët e armiqve politikë. Të djathtët që guxojnë të mos mendojnë si ata, janë më pak shqetësues nëse nuk pranohen si të djathtë dhe futen te mercenarët dhe armiqtë.

Mirë bëjnë. Një media që është kritike me të dy palët politike vetëm i shton pikët vetes. Sa i takon mjerimit afilozofik se ata që nuk mendojnë si Basha i shërbejnë Ramës dhe e bëjnë për të luajtur lojën të gjithë janë njësoj, ‘sorry Lul’ por Basha me këtë anatemë ndaj medias dhe gazetarëve dëshmon se ti je njëlloj me Ramën, veç ke më pak ngjyra se ai.

Edhe një gjë tjetër: e kam lënë njëherë një punë dhe detyrë të mirëpaguar për të mbrojtur ty dhe kuazat e tua humbëse, para dy vitesh nëse të kujtohet. (Ironia është se ti tani je bërë mik me Çilin dhe më shpall mua armik). Nuk mund të vazhdojmë të humbasim për ty, ndërsa ti bën sikur ke humbur për të gjithë dhe në emër të të gjithëve, por një dorë e mban gjithmonë ngrohtë në xhepin e fitimeve.

Opozita bën gabimin më të madh nëse pajtohet me këtë linjë të lidershipit apo liderit pa ship (anije) dhe vendos të braktisë Realstory, një prej formateve kryesore të debatit politik në vend. Unë e di se synohet që të çmontohet emisioni duke hequr debatin, megjithatë një emision televiziv ka shumë mënyra për ta mbushur minutazhin. Nëse opozita dhe përfaqësuesit e saj i shpallin luftë, nuk kanë pse të presin përunjësi prej Ballës dhe RS.

Është bërë një gjë e ngjashme nga një prej njerëzve të komunikimit të PD edhe me Muç Nanon dhe emisionin e tij dhe kanë qenë gabim atëherë sic është gabim edhe ky ‘dokument’ i tanishëm’. Ky dokument vërteton atë që Basha kërkon të heqë nga b… e vet: të gjithë janë njësoj. Ky dokument e bën atë të barabartë me Ramën.

Le të ndërrojnë vendet në KM kur të duan, nuk ka pse të ketë gëzim as hidhërim për njërin dhe as tjetrin. Duhet parë përtej tyre tashmë. Përfundimisht.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook