Lidhu me ne

Kryesore

“Ky është turp! Kjo është damlla” Fuga reagon për komisionin ndaj Metës: Edhe popullin nën hetim parlamentar!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
“Unë dua të sillem si qytetar me ndërgjegje të lartë politike. Se më dhemb vendi im.Nuk më turpëron fare ngatërrimi i hymnit tim me atë të Andorës apo Armenisë. Mjafton mos bëhet qëllimshëm, që sigurisht nuk është bërë, pastaj të tjerat janë budallalliqe : jo ndërrova diskun jo nuk e pashë!
Pa pikë vlere! Gjëra që rregullohen. Nuk na është kërkuar kaq shumë herë falje për një gabim njerëzor. Indianët e hodhën gabim anijen kozmike dhe kryeministri i tyre atje i pranishëm në sallën e komandimit u tha : Mos u mërzisni, herën tjetër! Por kur shoh Presidentin e vendit tim që paraqitet për hetim te një komision Kuvendi, që të hetohet, ky është turp! Kjo është damlla.” shkruan Fuga.



Nga Artan Fuga:
Edhe popullin nën hetim parlamentar!
Unë dua të sillem si qytetar me ndërgjegje të lartë politike.
Se më dhemb vendi im.
Nuk më turpëron fare ngatërrimi i hymnit tim me atë të Andorës apo Armenisë. Mjafton mos bëhet qëllimshëm, që sigurisht nuk është bërë, pastaj të tjerat janë budallalliqe : jo ndërrova diskun jo nuk e pashë!
Pa pikë vlere! Gjëra që rregullohen. Nuk na është kërkuar kaq shumë herë falje për një gabim njerëzor. Indianët e hodhën gabim anijen kozmike dhe kryeministri i tyre atje i pranishëm në sallën e komandimit u tha : Mos u mërzisni, herën tjetër!
Por kur shoh Presidentin e vendit tim që paraqitet për hetim te një komision Kuvendi, që të hetohet, ky është turp! Kjo është damlla.
Luani jo hymnin, bjeri sazeve o Usta!
Bjeri daulles edhe ti o Cirak!
Luani këngë ciganësh!

Cfarë turpi!
Unë mund të mos jem në shumë gjëra dakord me Presidentin, Kryeministrin, a me këdo tjetër në opozitë! Por, nuk kam asnjë dëshirë t’i përdhos se përdhosem vetë!
Në ka bërë gjëra ta hetojë institucioni që heton, një më një, si çdo qytetar. Por ta hetosh sepse anulloi farsën e 30 qershorit është një turp i madh!
Cfarë të hetosh! Aty cdo gjë është e qartë!
Partitë ta gjejnë me njera tjetrën!
Ne qytetarët, socialistë a demokratë a pa parti si puna ime, që votoj herë këtej e herë andej si më duket më mirë, a nuk votoj fare, nuk duam farsa me një parti, me një kandidat!
Ato nuk ishin votime!
Mirë bëri që i anulloi!
Në mos komisioni hetimor të marri në pyetje edhe 90 përqind të shqiptarëve që me mosvajtje ruajtën dinjitetin e tyre!
Dhe nuk vajtën jo sepse ishin me partinë demokratike sikurse gabon ndokush, as sepse donin t’i bënin qejfin opozitës, apo se nuk kuptonin demokracitë perëndimore që janë shpëtim për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, apo të përkëdhelnin teke presidenciale.
Nuk vajtën sepse njësoj si Presidenti mendonin, mendojnë, së paku unë mendoj që ata mendojnë që 30 qershori ishte një plagë e rëndë që mori shteti shqiptar dhe demokracia shqiptare që duhet riparuar sa më shpejt!
Do hetojnë deputetët militantë atë që ka dënuar partia e tyre! Pse hetim objektiv, i pavarur, i drejtë është ky?
Kur do të vijë drejtësia e vërtetë në këtë vend!
Mezi po pres SPAK-un në është siç më premtojnë se do të jetë që të ndahet shapi nga sheqeri.
Përndryshe o shqiptarë mirëpafshim në shekullin e 22 – të!

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook