“Çdo herë që hyja tek ai, hyja me vendimin që ishte hera e parë. Ti e mjekon si gjithë të tjerët, por hyja që të mos gaboja. Ai nuk kishte mjekë të huaj, nuk kishte frikë nga ata. Ai ka thënë që mjekët tanë i kemi shumë të mirë. Një mjek i huaj që vinte do ishte në vëzhgim. Për fëmijët që i dërgonte jashtë, ishte çështje imazhi. Gjendja e tij shëndetësore që sekret shtetëror. Sa ishte i ri, u mjekua në Kremlin. Kur kaloi infarktin erdhi grupi i mjekëve kinezë. I vetmi që e dinte mirë kartelën e tij ishte mjeku francez Pol Miliez”.