Lidhu me ne

Kryesore

Matteo Renzi largohet nga PD për të krijuar partinë e tij, “merr me vete” dhe 30 parlamentarë

Ish-kryeministri Matteo Renzi ka braktisur Partinë Demokratike të qendrës së majtë për të formuar partinë e tij, duke destabilizuar koalicionin e vjetër qeverisës.

Kjo lëvizje e Renzit vjen menjëherë pas betimit të qeverisë së re italiane me kryeministër Giuseppe Conte. Një javë pasi koalicioni i PD-së me Lëvizjen Pesë Yje fitoi një mocion besimi në parlament, Renzi shkruan: “Unë kam vendosur të largohem nga PD dhe të ndërtoj së bashku me të tjerët një shtëpi të re për të bërë politikë ndryshe”.

Renzi nuk është vetë pjesë e qeverisë së re, e cila u krijua pas mosmarrëveshjeve me liderin e ekstremit të djathtë, ish-ministrin e brendshëm Matteo Salvini. Ky i fundit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme të cilat sipas tij do ta bënin kryeministër, por kjo gjë nuk ndodhi dhe kryeministër u bë Giuseppe Conte.

Renzi, i cili u përshëndet si një reformator kur u bë kryeministri më i ri i Italisë në moshën 39 vjeçare në vitin 2014, është konsideruar vazhdimisht si një figurë përçarëse brenda PD-së.

Pas shtatë vitesh konflikt mes anëtarësh, unë mendoj se duhet të kemi parasysh që vlerat tona, idetë tona, ëndrrat tona, nuk mund të jenë çdo ditë objekt grindjesh të brendshme. Fitorja që morëm në parlament kundër populizmit dhe Salvinit ishte e rëndësishme për të shpëtuar Italinë, por nuk është e mjaftueshme”, shkroi Renzi.

Mediat italiane shkruajnë se rreth 30 ligjvënës mund të deklarojnë besnikërinë e tyre ndaj Renzi, por ai tha se do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Kryeministrit, Giuseppe Conte.

Sipas La Repubblica, janë rreth njëzet deputetë dhe rreth 10 senatorë që duan të bashkohen në partinë e re të Renzit, por ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e maxhorancës dhe të mbështesin qeverinë e Contes.

“Kam vendosur të lë PD-në dhe të ndërtoj bashkë me të tjerët një shtëpi të re për të bërë politikë në një mënyrë tjetër. Pas shtatë vjetësh nën goditjet që vijnë nga miqtë mendoj se duhet ndërmarrë një veprim në mënyrë që vlerat tona, idetë tona e ëndrrat tona të mos jenë çdo ditë objekt i grindjeve të brendshme. Fitorja që arritëm në parlament kundër populizmit të Salvinit ishte e rëndësishme për të shpëtuar Italinë por kjo nuk mjafton. Tani bëhet fjalë për të ndërtuar një shtëpi të re, inovative, feministe, ku do dalin ide e propozime për Italinë dhe Europën tonë. Ka hapësirë pafund për politikë të ndryshme. Për një politike të gjallë, të bërë me pasion e pjesëmarrje. Kjo hapësirë pret veç përfshirjen tonë. Ua lë polemikat e teoritë konspirative atyre që janë në pallatet e pushtetit. Unë u buzëqesh të gjithëve dhe u uroj rikthim të mbarë të gjithë atyre që do rihyjnë në PD. Dhe u uroj fat atyre që do qëndrojnë. Për mua ka një rrugë të re për t’u përshkuar. Do e mbajnë çantë mbi kurriz, hap pas hapi. Politika kërkon propozime e guxim, jo vetëm lojëra. Ne jemi për këtë. Ofrojmë entuziazmin tonë kujtdo që do na japë një dorë. Ofrojmë respektin tonë kujtdo që do na kritikojë. Por mbi të gjitha ofrojmë ide dhe ëndrra për Italinë e së nesërmes. Shihemi te Leopolda.” – shkruan Renzi në Facebook.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar10 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar10 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet10 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix11 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore11 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook