Lidhu me ne

Aktualitet

Denoncimi/ Rama dhe Veliaj po grabisin Kopshtin Botanik

Partia Demokratike denoncoi një tjetër aferë korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sipas ish-deputetit Luçiano Boçi, nëpërmjet presionit dhe shtantazhit Rama e Veliaj po kërkojnë të diktojnë një vendim në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës që të votojë “pro” votimit të VKM-së e cila grabit Kopshtin Botanik duke ia hequr nga pronësia Universitetit dhe ia atashon bashkisë së Tiranës.

Boçi thotë se nga njëra anë dyshja Rama-Veliaj kërkon të rrëmbejë pronën e universitetit, dhe nga ana tjetër kërkon që fajin, përgjegjësinë të ja kalojë senatorëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës

“Kjo grabitje kriminale për qellim të ndërtimit të kullave, për qëllim të pastrimit të parave të pista nuk është e vetmja. Ajo është e disa-ta në radhën e grabitjeve dhe hajdutërive të kësaj qeverie. Ky vendim është tërësisht antikushtetues dhe antiligjor, sepse ai bie në kundërshtim edhe me ligjin e mbrapshtë të Arsimit të Lartë, pikërisht me nenin 117, por edhe me statutin e Universitetit të Tiranës, me nenin 146, ku përcaktohet qartë se pronat universitare nuk mund të transferohen, qofshin këto edhe në institucionet shtetërore dhe nuk mund të ndryshohet destinacioni i tyre” – thotë Boçi.

Sipas tij hapësira prej 15 hektarësh rrezikohet të shndërrohet në lavatriçe gjigante pastrimi parash, duke ia shkulur këtë hapësirë procesit akademik dhe kërkimit shkencor Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

“Ky vendim ka shpërfillur tërësisht mendimin e Dekanatit të këtij fakulteti, ka shpërfillur opinionin e Asamblëse dhe vendimin e Këshillit Studentor të këtij fakulteti që e kanë kundërshtuar rrëmbimin e kësaj prone. Ka rrëzuar totalisht autonominë universitare dhe i ka vënë shkelmin lirisë akademike” – deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Ai i bëri thirrje senatit akademik që në mbledhjen e së enjtes, në përgjegjësinë që e karakterizon, universitare dhe qytetare, të mbyllë portat kësaj afere të madhe korruptive dhe të mos bjerë pre e presioneve dhe shantazheve që mund ti bëhen nga përfaqësuesit bashkiakë dhe qeveritarë që po kërkojnë të uzurpojnë mbledhjen e Senatit duke kërkuar të imponojnë vendimin për vjedhjen e kësaj prone me votat e përfaqësuesve të Senatit Akademik.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook