Lidhu me ne

Kryesore

Mesatarja mbi 7 për degët e mësuesisë zbraz universitetet

Kejsi Lama – Rritja e pragut të notës mesatare për pranimet në degët e mësuesisë duket se do i çojë këto programe drejt mbylljes në disa universitete, të paktën për këtë vit akademik. Kjo gjë po ndodh aktualisht me Universitetin e Gjirokastrës. Nëse një vit më parë maturantët me mesatare duke filluar nga 6,5 mund të aplikonin për të ndjekur studimet e larta për mësuesi, këtë vit e kanë të pamundur, pasi mesatarja e tyre duhet të jetë mbi 7. Sipas burimeve konfidenciale nga Universiteti i Gjirokastrës, i cili në masën 70% të programeve i ka rreth degëve të mësuesisë, është regjistruar vetëm 1 student. Konkretisht në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër për këtë vit akademik janë regjistruar në degët Matematikë-Fizikë dhe Histori-Gjeografi respektivisht nga 1 student.

Në degët Gjuhë e huaj Italisht dhe Gjuhë e huaj Greqisht janë regjistruar vetëm 2 studentë për secilën degë. Ndërsa në degët Teknologji Informacioni dhe Biologji janë regjistruar 4 studentë. Nëse edhe faza e dytë e regjistrimeve për këtë vit nuk do të ketë regjistrime në degën e Matematikë- Fizikë dhe Gjuhëve të Huaja Italisht dhe Greqisht, këto degë do të mbyllen për të dytin vit radhazi. Pra, mungesa e studentëve sikundër vjet do të çojë në moshapjen e degëve për studentë të rinj. Për pasojë, kjo do të sjellë mbylljen e këtyre departamenteve, siç e parashikon ligji për arsimin e lartë. Por, pavarësisht se sipas ligjit të arsimit të lartë një program studimi hapet me 10 ose më shumë studentë, në Gjirokastër sipas profesor Jani Dine hapet edhe me 5 studentë, kjo sipas një vendimi të brendshëm të senatit të universitetit. Vitin e kaluar degët si Matematikë-Fizikë, Teknologji Informacioni, Gjuha Italiane dhe Gjuha e Letërsia Greke nuk patën regjistrime studentësh e për pasojë këto degë nuk funksionuan. Por situata përsëritet edhe këtë vit dhe mund të ketë të njëjtin përfundim. Ndryshe nga degët e sipërpërmendura, në tërësi në universitetin “Eqrem Çabej” ka numër të rritur aplikantësh krahasuar me vitin e kaluar. Kjo si pasojë edhe të programeve 2-vjeçare që janë hapur vitin e kaluar në Universitetin e Gjirokastrës. Konkretisht, vitin e kaluar në këtë universitet kishte 1200 aplikantë, ndërsa këtë vit akademik janë 1500 aplikantë. Në fazën e parë të regjistrimeve për këtë vit akademik janë regjistruar rreth 250 studentë. Numri më i madh i tyre janë tek degët 2-vjeçare, në të cilat studentët përfitojnë vetëm një certifikatë. Ajo që vihet re është se këtë universitet e zgjedhin maturantë me mesatare të ulët. Burime konfidenciale nga Universiteti i Gjirokastrës kanë bërë të ditur se bazuar tek të dhënat e aplikantëve të deritanishëm, ka një reduktim të aplikimeve të maturantëve me mesatare mbi 7 dhe rritje të studentëve me mesatare nën 6,5.
Arsyet e braktisjes
Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër prej vitesh po përballet me uljen e numrit të studentëve që zgjedhin të arsimohen atje. Profesori në universitetin e Gjirokastrës, Jani Dine tregon se ulja e numrit të aplikantëve ndodh për disa arsye. “Një ndër arsyet e uljes së numrit të studentëve janë dhe kuotat pa kriter që vendosen nga Ministria e Arsimit mbi kapacitetet pritëse që ka çdo universitet në Tiranë”, thotë ai.

Ndërsa Klaviora Dudumi, përgjegjësja e sektorit të kurrikulave dhe standardeve të universitetit të Gjirokastrës tregon se një arsye tjetër është edhe hapja e dy universiteteve në jug të vendit. “Ajo që e penalizoi universitetin e Gjirokastrës është fakti që u hapën universitete në Sarandë dhe Vlorë. Duke pasur një program studimi për degën e Ekonomisë në Universitetin e Sarandës, ne na penalizon, sepse nga Saranda nuk vijnë më studentë, pasi universitetin e kanë atje. Dhe ne jemi tkurrur goxha si universitet për këtë arsye. Plus të rinjtë nga Përmeti, Këlcyra dhe Tepelena kanë synim të ikin drejt Tiranës. Është bërë një epidemi kjo e ikjes, aq sa shumë studentë janë gati të rrinë pa shkollë ose të studiojnë për një degë që nuk e duan vetëm të jenë në Tiranë, pa menduar fare për të ardhmen”, tha zonja Dudumi. Ulja e numrit të studentëve që zgjedhin universitetin e Gjirokastrës ka ndikuar edhe në uljen e imazhit pozitiv që gëzonte më parë ky universitet. Numri i përgjithshëm i studentëve në universitetin e Gjirokastrës është 1521 dhe numri i stafit akademik është 112 personel akademik.

Studentët
Sot universiteti është i mbushur me studentë, të cilët duket se kanë “ngecur” aty dhe jo se kjo ka qenë zgjedhja e tyre. Preferenca e tyre, siç ata kanë treguar, kanë qenë degët e Universitetit të Tiranës.
Studentët që studiojnë në këtë universitet nuk pranuan të prononcohen, por gjatë bashkëbisedimit me ta duket se ata janë ndarë në dy pjesë sa i përket zgjedhjes së bërë prej tyre. Disa prej tyre thonë se e kanë zgjedhur këtë universitet për shkak të afërsisë së vendndodhjes dhe kushteve ekonomike jo të mira. Ndërsa pjesa tjetër tregon se universiteti i Gjirokastrës ka qenë zgjedhja e tyre e dytë, pasi nuk arritën të kapnin dot një degë në Universitetin e Tiranës. Por në këtë universitet ka edhe studentë të cilët janë ekselentë. Irini është njëra prej studenteve që tregon përvojën e saj në këtë universitet. Ajo është studente ekselente të degën e Financë-Kontabilitet dhe tregon se numri i ulët në klasa ka një anë shumë pozitive për të. “Të gjithë studentët përpiqen të mësojnë që të jenë të përgatitur në orët e seminareve, pasi pedagogëve u del koha për të na pyetur të gjithëve”, tregon Irini.
Ecuria
Ndër vite ky universitet ka pasur uljet e ngritjet e veta. Kulmin e vet universiteti e ka pasur në fillim të viteve 2000, ku shënoi numrin më të lartë të studentëve, rreth 5 mijë në total. Përgjegjësja e sektorit të kurrikulave, Klaviora Dudumi tregon se degët më të frekuentuara dhe më të pëlqyera në vite në këtë universitet kanë qenë Ekonomi-Financë, Histori-Gjeografi, që këtë vit nuk është e preferuar dhe Infermieri e Përgjithshme. Ndërkohë, qytetarët e Gjirokastrës japin një panoramë ndryshe nga të rinjtë për universitetin. Ata rrëfejnë se vit pas viti universiteti ka fituar standarde të larta mësimdhënieje, jo vetëm për shkak të kushteve të infrastrukturës studimore në kabinete si laboratorë, bibliotekë shkencore etj., por edhe për arsye të stafit të pedagogëve. “Universiteti ka qenë shumë i mirë. Deri para viteve 2000 në këtë universitet pranimet bëheshin me anë të konkurseve, futeshin në shkollë me meritë”, u shpreh një banore. Universiteti ka pritur studentë nga i gjithë vendi dhe po ashtu edhe nga trojet shqiptare jashtë kufijve. Sipas Klaviora Dudumit, në universitetin “Eqrem Çabej” pjesa më e madhe e studentëve janë zonat e Jugut dhe Shqipëria e Mesme, por nuk kanë munguar prurje edhe nga rrethet veriore e verilindore si Kukësi, Tropoja, Mati apo Dibra. Hapja universiteteve në Vlorë dhe Sarandë solli një ulje të ndjeshme të numrit të studentëve të regjistruar.

Stafi i pedagogëve
Pavarësisht se numri i studentëve sa vjen dhe ulet, stafi pedagogjik i universitetit nuk heq dorë. Ata bëjnë çmos për t’i rikthyer universitetit shkëlqimin e dikurshëm dhe për të sjellë sërish studentë në auditorët e tij. Universiteti ka tashmë programe që bëjnë të mundur dërgimin e studentëve në Spanjë, Kretë dhe Athinë. Gjithashtu po nga këto shtete presin studentë. Për të rritur numrin e studentëve, vitin e kaluar u krijuan edhe programe të reja studimi profesionale 2-vjeçare, të cilat janë “Udhërrëfyes Turistik”, “Edukatorë për moshat deri në 3 vjeç”, “Asistent Ekonomist” dhe “Asistent menaxher në çështjet e turizmit”./gsh.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook