Lidhu me ne

Kryesore

Demagogjia banale e Ramës: “Fajin na e ka Europa”

Edi Rama nuk resht së deklaruari, në mënyrën më sipërfaqësore, se shkaku i mospranimit të hapjes së negociatave qëndron te problemet e Europës, te rritja e partive antievropianiste, jo te ne. Them se Kryeministrit i duhen drejtuar disa pyetje për ta thelluar sadopak këtë pohim, të tilla si: Cilët janë problemet brenda Evropës? Nga çfarë burojnë ato? A kanë ndonjë lidhje me problemet tona? A i rëndojmë ne, me hyrjen në BE, këto probleme apo jo?

Mendoj se kur flasim për problemet brenda Europës, duhet të dallojmë dy kategori syresh: ato të Evropës së sistemit dhe ato të Evropës antisistem, që ndërthuren me njëri-tjetrin duke pasur një nga pikat e nxehta të ndërthurjes pikërisht debatin e zgjerimit apo jo të BE-së me vende si Shqipëria. Le t’i analizojmë shkurt këto dy kategori problemesh të Evropës.

Europa e sistemit ka sot një nga problemet kryesore faktin që jo të gjitha vendet evropiane rezultojnë njëlloj të suksesshme brenda sistemit. Ka vende si Gjermania që janë shumë më të suksesshme se vende si Greqia apo edhe Italia që kanë probleme me borxhin, evazionin fiskal me të famshmin “spread” etj.. Pakënaqësitë e këtyre diferencave janë amplifikuar shumë edhe nga futja në BE e dhjetë vendeve të tjera, ndër të cilat 8 prej ish-Lindjes, sepse vendet kryesore japin më shumë sesa marrin nga bashkësia evropiane. Kjo ka bërë të flitet për Europën me dy shpejtësi, për një Europë të Veriut dhe një të Jugut apo, së fundi, për një Europë që, sipas Makronit, duhet të ngulmojë në forcimin brenda vetes përpara zgjerimit.

Një kategori tjetër problemesh janë ato që i gjen në argumentet antisistem të sovranistëve, sipas të cilëve, globalizmi dhe neoliberizmi i Europës së sistemit ka krijuar një polarizim të paparë midis një pakice që dikton politikat dhe një shumice që i pëson këto politika. Popujt evropianë, duke u ndierë gjithnjë e më të tradhtuar nga elitat politike, kulturore, mediatike, nacionale por edhe nga i ashtuquajturi projekt evropian, që sipas tyre bën lojën e oligarkive nacionale dhe multinacionale, gjithnjë e më shumë po u drejtohen sovranistëve. Ata të djathtë u ofrojnë si zgjidhje nacionalizmin të kombinuar me politika sociale (Le Pain, Kazinskij) apo liberiste (Trump, Salvini); sovranistët e majtë u thonë se arritjet sociale që kanë pasur vendet evropiane deri në rënien e murit të Berlinit mund të rifitohen vetëm me rimarrjen e sovranitetin nga Evropa e bankave dhe oligarkive financiare (pak a shumë qëndrimi i Jeremy Corbyn në Britani, një pjesë e Cinque Stelle në Itali etj.).

Sikurse dihet, ndeshja midis këtyre dy Europave po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi sovranistët po fitojnë shumë terren në opinionin publik, ndërkohë që Evropa e sistemit po bëhet gjithnjë e më zhgënjyese, si në nivele kombëtare ashtu edhe të BE-së.

Nuk është vështirë të kuptohet se Shqipëria përbën një problem për të dyja këto Evropa. Për Evropën e sistemit, ajo është problem për shkak të gjendjes së saj ekonomike, mungesës së shtetit të së drejtës, të një tregu vërtet të lirë, të një demokracie të konsoliduar, çka po i jep udhë një autoritarizmi në rritje kombinuar me politika nacionaliste, korrupsionin, krimin e organizuar. Edhe sovranistët i ndajnë një pjesë të këtyre shqetësimeve, por ata kanë edhe të tjera. Ata i akuzojnë neoliberalët e djathtë dhe të majtë evropianistë se u intereson vetëm individi krah pune sa më i lirë, individi mall, atom dhe jo individi që i përket një komuniteti, një historie (sipas të djathtëve) apo individi që kërkon të ndërtojë një shoqëri më të barabartë ku cilësia e marrëdhënieve njerëzore, kuptimi i jetës përtej pasurimit janë vlerat kryesore (të majtët).

Sipas tyre, për të pasur sa më pak pengesa komunitare apo sociale, ata favorizojnë edhe emigracionin, i cili është burim problemesh të mëdha të punësimit, nivelit të pagave, identitetit kulturor, sigurisë. Prandaj ata janë shumë më të ashpër në qëndrimin ndaj emigracionit. E pra, një Shqipëri kampione ndër vendet e Evropës për sa i përket fluksit emigrues, nuk mund të mos jetë në shënjestrën e tyre, siç ishte së fundmi në Francë. Jo vetëm, por shqiptarët shtojnë ndjenjën e pasigurisë në popullatat vendase (temë kjo shumë e rëndësishme për sovranistët e djathtë), për shkak se një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë që emigrojnë, nuk integrohen në sistem, por merren me krim.

Të ndodhur përpara këtij presioni në rritje, Evropa e sistemit ndjen nevojën të mbrohet nga ofensiva antisistem. Dhe është e qartë se një nga këto mbrojtje është edhe shtyrja e hapjes së negociatave për të pranuar në BE vende gjeneruese të këtyre problemeve si Shqipëria.

Megjithatë, paradoksalisht, i vetmi shans që ka Shqipëria që t’i hapen negociatat, është pikërisht ndeshja e Evropës së sistemit me atë të antisistemit. Ndërkohë që Evropa e sistemit është e gatshme ta pranojë Shqipërinë për të mbajtur gjallë narrativen e projektit evropian si dhe për ta përfshirë në fushën e influencës së vet Ballkanin perëndimor (edhe si treg e vend investimesh), Evropa antisistem do të mbyllte dyert përfundimisht për Shqipërinë, pasi ajo kërkon të ndërtojë një narrativë tjetër.

E pra, të thuash se Evropën e detyrojnë të shtyjë negociatat problemet që ka brenda vetes, pa lidhje me problemet tona, është si të marrësh një pjesë të “puzzle”-it dhe ta shesësh si e tërë pamja e tij. E vërteta është se ne jemi pjesë e rëndësishme dhe jo vetëm pasojë e problemeve të Europës aq sa, nëse një ditë projekti evropian do të dështojë, historianët do t’ia atribuojnë këtë edhe gabimeve të zgjerimit me vende si i yni. Të mos njohësh këtë përgjegjësi historike, morale, politike, duke akuzuar Evropën e sistemit që, në fakt, për interesat e veta, po bën shumë më tepër se ç’meritojmë, do të thotë të vazhdosh të bësh një demagogji banale. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe me këtë Kryeministër dhe sivëllezërit e tij, që atë që thonë ditën, e zhbëjnë me punët e natës. Sepse nëse ka ndonjë gjë që ata i tmerron, është pikërisht një Shqipëri e modelit europian të shtetit të së drejtës, e cila do t’u hiqte atyre pushtetin dhe paratë që i kanë fituar dhe vazhdojnë t’i fitojnë me punët e natës.

 

Gazeta  Panorama

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook