Lidhu me ne

Kryesore

Çdo shqiptar lind me 3,200 euro borxh (pa vënë në hesap të fshehurin)

Çdo shqiptar lind me 3,200 euro borxh (pa vënë në hesap të fshehurin)

Të dhënat e konsoliduara të publikuara nga Kuvendi, tregojnë se në fund të vitit 2018, Borxhi Publik u vlerësua në nivelin 1,107.3 miliardë lekë, ose rreth 9.15 miliardë euro.

E shprehur në vlerë relative borxhi është sa 67.2% e PBB, ose 3210 euro për çdo banor.

Këto janë vetëm shifrat zyrtare.

Sipas shumë ekspertëve vendas dhe institucioneve të huaja vëzhguese, borxhi është shumë më i lartë, por qeveria e ka trajtuar temën politikisht, duke mos klasifikuar si borxhe disa zëra të fuqishëm të buxhetit.

Qeveritë kanë rritur gjithmonë afatet e shlyerjes së borxheve për t’ua pasuar pasardhësve kostot e huamarrjes publike për të mbuluar diferencën mes shpenzimeve dhe të ardhurave.

Krahasuar me një vit më parë, shërbimi i borxhit në vlerë absolute është rritur, si rrjedhojë e rritjes së stokut të borxhit, si dhe për shkak të parapagimit të interesave dhe primit që burojnë nga procesi i parablerjes së pjesshme (buyback) të Eurobond-it ekzistues.

Nivelet e borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm, në raport me totalin e borxhit publik, sipas deklarimeve zyrtare janë përkatësisht rreth 52% dhe 48%.

Në tetor 2018, Ministria e Financave dhe Ekonomisë emetoi në tregjet ndërkombëtare Eurobond-in me vlerë 500 milionë euro, afat maturimi 7-vjeçar dhe normë interesi prej 3.5%.

Gjithashtu, transaksioni i emetimit të Eurobond-it u shoqërua me procesin e parablerjes së pjesshme (buyback) të një pjese të Eurobond-it ekzistues (200 milionë euro) që maturohet në vitin 2020.

Transaksioni i Eurobond-it shërbeu: a) për të menaxhuar nevojat për likuiditet të vitit 2018, si dhe të viteve pasardhëse; b) për të reduktuar riskun e rifinancimit; c) për të mbajtur nën kontroll kostot që mund të materializohen në periudhën afatmesme, si rezultat i rritjes së normave të interesit në tregjet ndërkombëtare përtej pritshmërive; si dhe d) për të ulur presionin për hua në tregun e brendshëm.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 minuta më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Facebook