Lidhu me ne

Kritike

Halloween, “festa” e së shëmtuarës dhe talljes me vdekjen


Nga Teuta Buka

Ka disa vite qe Halloween-it po shfaqet gjithnjë e më tepër edhe në Shqipëri.

Lehtësisht, kushdo, mund të gjejë informacione për kuptimin e kësaj feste, për kontekstin ku e ka zanafillën, për simbolikën e saj okulte, për përqasjen e pahijshme me vdekjen, duke e fshehur pas një fasade “festive” por sidoqoftë makabër.
Nuk po ndalem tek asnjëri prej aspekteve që thashë më lart. Sot dua të flas për Halloween-in në disa këndvështrime le të themi profane, pra nga këndvështrime për të cilat nuk do të duhej asnjë thellim apo studim i termit, historisë, apo simbolikës së tij, por thjesht duke u nisur nga një buon sens dhe një mendim paksa kritik.

Se pari po ndalem tek ajo që sheh syri gjatë këtyre ditëve. Duke filluar nga maskat, tek klima që krijohet dhe së fundi shëmtia. Padyshim emri tjetër që do t’i vija është “festa” e së shëmtuarës dhe e përtalljes me vdekjen, thua se e shëmtuara ka sjellë ndonjëherë ndonjë fryt edukativ, përkundrazi. Si edukatore mendoj se një ”festë” e tillë nuk sjell asgjë të mirë dhe përveç shqetësimit të brendshëm dhe paqetësisë që ngjall ky “folklor” makabër dhe i shëmtuar, mëson më të vegjlit sidomos të mbushin sytë me të shëmtuarën dhe të frikshmen. Më kumbon fort në vesh thënia e Dostojevskit: “Bukuria do ta shpëtojë botën”.

Së dyti po ndalem tek festa si koncept. Si çdo popull edhe ne kemi mënyrën tonë të festuarit festat tona kombëtare, momentet dhe traditat familjare, shoqërore dhe fetare. Në këto festa, në secilën prej tyre, ka një vlerë: jeta, atdheu, besimi, solidariteti, e bukura, harmonia mes njerëzve, vëmendja për më të varfrit, për punëtorët, për prindërit dhe mësuesit si figura të dashura të denja për respekt e mirënjohje. Pra ta quash “festë” Halloween-in është tepër e guximshme, gati e pahijshme.

Më vjen natyrshëm pyetja: sikur ta ngrinim në rang feste, me cilat nga vlerat tona dhe mënyrat tona të festuarit do ta lidhnim? Çfarë virtytesh lartëson? Si kontribuon për harmoninë mes njerëzve njerëzit? A i bën ata më të mirë, më të vëmendshëm, më solidarë, më njerëz? Zor se mund ta lidhim ne ndonjërën nga këto vlera, si për nga përmbajtja si për nga forma.

Se treti po ndalem tek shkolla. Përse u dashka të festohet në shkolla? A nuk ka shkolla detyrën/misionin të edukojë, përveçse të arsimojë? A nuk është shkolla vendi ku një qytetar mëson vlerat më të mira dhe rritet si person? Sigurisht përgjigja është po. Atëherë këtu kam nevojë për ndihmë, pasi nuk e lidh dot të qenit shkollë, të pasurit një mision, dhe të zgjedhurit e një aktiviteti të tillë si një propozim edukativ për nxënësit.

Më brejnë edhe disa pyetje të tjera: Neve, si edukatorë, na mungon fantazia për të gjetur mënyra argëtuese të tjera për fëmijët tanë, Na mungon ndjeshmëria? Na mungon aftësia për të reflektuar mbi fenomenet shoqërore, mbi modat, mbi shkaqet dhe pasojat e tyre? Na intereson të kontribuojmë për mbarëvajtjen e bizneseve me rritjen e shitjes së maskave dhe aksesorëve?

Kemi nevojë për ju prindër, na ndihmoni edhe ju. Sepse që shkolla të jetë vendi ku formohet e ardhmja, ku formohen, pra jo vetëm shkollohen, fëmijët kemi nevojë për zërin tuaj, që duhet ngritur duke kërkuar edhe llogari për ofertën edukative edhe respekt për vlerat që ju keni dhe që dëshironi t’u transmetoni fëmijëve tuaj.

Uroj që në kërkesat tuaja ndaj shkollës të shikoni përherë më larg, të interesoheni për çdo propozim edukativ që u ofrohet fëmijëve, që në pamje të parë duket dytësor, por që në fakt lë gjurmë tek formimi i tyre.

Dhe për të mos mbetur në kritikë pa dhënë alternativa, ne në Qendrën tonë festojmë festen e gështenjtave dhe të solidaritetit festa të cilat lidhen me vlerat e bashkëndarjes së traditës saleziane, të dëshirës së mirë për të kontribuar me gëzim për të ndihmuar dikë që ka nevojë. Jua siguroj se argëtohemi shumë!

*Moter Teuta Buka është drejtoreshë e Qendrës “Maria Mazzarello”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook