Lidhu me ne

Kryesore

Kush nuk vdiq, u bë milioner

Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

Nga Lorenc Vangjeli –

Në fillim të viteve 90-të ishin plot energji. Në trup ngjanin si balerinë ose gjimnastë, por ishin thjesht të uritur e të kequshqyer. Në portret tregonin dyfishin e moshës, me shumë rrudha dhe të parruar. Mbanin flokë të gjatë që në rastin më të mirë laheshin njëherë në javë. Dhembët i kishin të mbushur me amalgamë të zezë dhe secili ishte me plot mungesa dhëmbësh në nofulla. Të veshur të gjithë njëlloj dhe me rroba me ngjyra të errëta.

Ky ishte pak a shumë identikiti i të riut shqiptar të dalë nga komunizmi dhe që po derdhej në Perëndim. Vetëm pak kohë më parë, slogani i famshëm komunist – për ironi të fatit po e përdor 30 vjet më vonë Lulzim Basha – thoshte: “Si është rinia sot, do të jetë atdheu nesër!”. Kurrë ndonjëherë nuk kishte qenë më e shëmtuar Shqipëria se përgjatë asaj përmbysjeje të dhunshme sistemesh. Jo se kishte qenë ndonjëherë më mirë, por sepse kishte mbetur dëshpërimisht shumë mbrapa botës së qytetëruar, me të cilin shqiptarët nisën të kenë një ballafaqim dramatik.

Shqiptarët po preknin Perëndimin që e kishin parë vetëm në ekranet bardh e zi të televizorëve dhe e kishin vështirë të kuptonin se çfarë shihnin në vitrina, nuk ju përkiste. Se vajzat që qeshnin për mirësjellje në rrugë dhe minifundet e tyre nuk ishin ftesa për harbim seksual. Në Romë, në Athinë e kudo gjetkë ku derdh vala e parë e emigracionit shqiptar, por dhe në Tiranë, një pjesë e madhe e çunave nisën të vjedhin, ca për mbijetesë, ca sepse e zgjodhën si jetesë. Dhe më pas gradualisht nisën të rriten në hierarkinë e krimit: filluan si shpërndarës të vogjël droge andej dhe kontrabandë këtej. Më të guximshmit nisën të meren me trafik qëniesh njerëzore e armësh, me prostitucion dhe më pas edhe me droga të rënda.

Një pjesë e madhe e çunave me shumë emra përfunduan në burgje. Të tjerë u vranë në Perëndim apo edhe në Shqipëri, në episode të dhunshme krimi mes tyre. Prehen në varreza monumentale në vend, me bustet e tyre që bien në sy dhe me dedikime në vargje nga miqtë dhe familjarët.

Një pjesë tjetër e çunave pati fat krejt tjetër. Janë ata që zgjodhën të kthehen herët në Shqipëri. Është ai brez i të uriturve të komunizmit që sot janë 50-60 vjeçarë. Kanë respektin e shoqërisë që i quan të suksesshëm. Janë të martuar lumturisht me gra pothuaj moshatare që i respektojnë si mamatë dikur. Fëmijët studiojnë në universitetet më të mira të botës dhe kanë gjithçka që vetë as nuk e ëndërronin dot në moshën e tyre. Janë të kuruar në detaj. Kujdesen për trupin, duart, këmbët dhe sidomos për fytyrën si vajza nazike. Vishen me këshilla stilistësh me ngjyra të çelura. Kanë dashuri sezonale vajza televizioni që i llastojnë si dashnore sheikësh. I çojnë në Dubai dhe Maldive, ju sponsorizojnë muzikën apo vendin e punës ose ju hapin edhe një dyqan mode. Vetë meren me ndërtim. Me tregti të madhe. Kanë flotë kamionësh, skafe, vila në periferi të Tiranës e bregdet dhe apartamente jashtë shtetit. Miq në pushtet. Në opozitë. Në drejtësi. Rrinë me ministra e ish-ministra. Me politikanë e prokurorë. Shpesh thonë dhe fjalën e fundit që në diskutimet e tyre të para. Komisionojnë. Koncesionojnë. PPPojnë.

Në identikitin e tyre nuk mungojnë unazat, vareset e rënda të floririt dhe sahatët që kushtojnë sa ka kushtuar gjithë jeta e prindërve të tyre që vdiqën të uritur. Parfumi gjithashtu. Pinë verë të mirë, parapëlqejnë crudo-t, por përgjithësisht mbajnë dietë. Hedhin veten ose paratë e tyre në politikë dhe në media; një pjesë ndodhen edhe në politikë, edhe në media. Kanë vetëm një problem. Nuk kanë kurrë mjaftueshëm para për të blerë të shkuarën e tyre. E cila në mos njëherë, njëherë, rikthehet në forma të ndryshme. Qoftë si paralajmërim i heshtur. Qoftë në mënyrë të egër e brutale, me kërcënim prangash në rastin më të mirë dhe me kallashnikov apo tritol në rastin më të keq. Ky është rrugëtimi i një brezi që në rininë e tij të mjerë, të nisur me fasule të zjerra shumë dhe sapun Rogozhine përcaktoi sesi do të ishte atdheu nesër. Një Shqipëri shumë më e pasur se dje, por shumë më e varfër sesa meriton të jetë dhe sesa do të duhej të ishte. Për shkak të tyre. Por jo vetëm për shkak të tyre. Javanews.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook