Lidhu me ne

Aktualitet

Heroi i momentit – Nga Edi Oga

Sot, nëse ke dy lekë mënjanë për ditë të këqia dhe njeh mjaftueshëm njerëz, mund të gjesh dhe të marrësh shërbimin e cilitdo profesionisti! Edhe nëse nuk e ke në rubrikën e telefonit, të mjaftojnë dy-tri telefonata dhe mund të gjesh deri edhe më të mirin e specialitetit të vet! Ka probleme që presin, por ka halle për të cilat profesionisti të duhet aty, në atë moment!

Një gjë është të të duhet një arredues shtëpie; me të mund ta lësh takimin të martën ose të shtunën, ose pas dy javësh, por kur të plasin ujrat, gjinekologu duhet të jetë gati dhe i përqëndruar në aq pak kohë sa të bën rruga deri për tek ai…!
E solla tek plasja e ujrave, sepse ekziston një situatë me një emër të tillë ku obstetër-gjinekologu nuk të bën punë; të duhet një tjetër lloj specialisti, i cili nuk e ka fatin të ketë një emërtim të latinishtes së vjetër për titull, por e thërrasin me emrin foljor të punës që kryen. Pa dashur t’ju nervozoj me zgjatje që vonojnë kënaqësinë ankthioze të fundimit të kureshtisë, (e shkrova me ndërgjegje këtë dhe ju betohem që ka kuptim, edhe nëse pas rileximit të dytë nuk bindeni) po i bie shkurt: mu bllokua haleja dhe filluan të dalin në rrugë jo natyrale, pra nga poshtë-lart, mukubete të patregueshme por të vetëkuptueshme!

Pa pritur të mbledh veten, kapa telefonin dhe kërkova dikë që mund të njihte dikë që mund të njihte ndonjë ZHBLLOKUES BANJOSH! Duke kërkuar ethshëm, kuptova se në telefon kisha ruajtur qindra numra personash që nuk i duhen as dreqit, që nuk i kisha telefonuar kurrë… ndala tek një mik, të cilin e telefonoj gjithnjë kur kam kësi hallesh banale. Është një multimilioner, por e ka pasion zgjidhjen e problemeve banale që kanë njerëzit. Herën e fundit më ndihmoi të gjej një tub gize me diametër 38 cm.

Ai e di se ku e gjeti, por ma sollën aty ku më duhej. Nëse jeni kuriozë të dini për çfarë më hynte në punë një tub gize 38 cm, i përkisni kategorisë së personave që vuajnë nga kurioziteti i sëmurë por nuk e pranojnë… Ju premtova që nuk do zgjatem dhe po e mbaj. Zhbllokuesi i banjove më erdhi në derë (hapur dera!) njëzet minuta pas telefonatës dhe dhjetë minuta përpara sesa tëkishtemarrëmutishalët! Kur e pashë tek dera, mu duk si një Mesi, si një Profet… ç’tju them… isha gati ta përqafoja dhe ti zgjasja një çek të bardhë, sepse nuk ishte hall dosido… ishte hall muti! Aty për aty më erdhi në kokë një krahasim, Shqipëria e momentit është shumë e ngjashme me banjon time të momentit dhe ai për të cilin paska nevojë ky vend, nuk qenka një LIDER i gjithëditur dhe karizmatik, por NJË ZHBLLOKUES BANJOSH, një hero i momentit!

Unë i përhumba disa sekonda me këtë mendim, kurse ai jo; ai befti në tualet për të vlerësuar gjendjen! I nguliti sytë diku dhe nuk foli për disa minuta. Ndërkohë të pëgëra të reja gëlonin dhe prezantoheshin me mua në tualetin tim. Ai mendohej kurse mua më kaloi filmi i jetës përpara syve, nën aromën si të një salle kinemaje ushtarësh që lëshonin lirshëm gazrat e menusë së tyre fikse me fasule…

“Nuk bëhet, tha! Duhet të vijnë ata të kanalizimeve të hapin pusetën poshtë, po sot nuk ke njeri se është e Diel!” Kaq tha dhe iku aq shpejt, sa nuk pata kohë t’i bëj asnjë pyetje.

Mallkova veten që për një çast guxova të krahasoj situatën e tualetit tim me situatën e vendit tonë… në kuptimin që as zhbllokuesi i banjove nuk na bën dot derman, pa ardhur ata të kanalizimeve, pra ndërkombëtarët…!

MË TEPËR

Sport19 minuta më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix27 minuta më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix39 minuta më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix45 minuta më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix47 minuta më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix52 minuta më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix54 minuta më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook