Lidhu me ne

Kryesore

Menaxhimi pas tërmetit, Oketa: Nuk drejtohet shteti me Facebook


Unë besoj se ky mënyra e drejtimit të shtetit shqiptar me FB e me rrjete sociale, shteti shqiptar del zbuluar dhe i pavlerë. Kjo situatë u paralajmërua më 21 shtator.

Ish-deputeti i Durrësit Gazmend Oketa i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në “News 24” u shpreh se ka parë në terren zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët në vend që të ndihmojnë qytetarët, ishin aty me këpucë lustrafinë.

Oketa u shpreh se si qytetar i Durrësit ka shkuar në disa banesa të dëmtuara nga tërmeti dhe në të shumtën e tyre i është thënë se nuk ka ardhur askush për inspektim.

“Unë jam edhe inxhinier, por edhe banor i Durrësit. Unë nuk jam larguar nga qyteti i Durrësit. Për shkak të profesionit të inxhinierit, u jam përgjigjur qytetarëve, sigurisht jashtë çdo funksioni zyrtar. Kam vënë re këta ditë nëpër Durrës si menaxhohet situata pas tërmetit. Kam parë që kur gërmohej në gërmime, zyrtarët qeveritarë kanë shkuar me këpucë lustrafinë. Ua them sinqerisht që në çdo banesë që kam shkuar, në asnjë prej tyre nuk më është thënë që janë vizituar nga zyrtarë apo ekspertë”, tha Oketa.

Gazmend Oketa theksoi se falënderon ekspertët e huaj për ndihmën ndaj Shqipërisë në këto momente të vështira. Ai kritikoi qeverisjen aktuale, duke thënë se nuk drejtohet shteti me “Facebook”.

“Unë falënderoj të gjithë ata të huaj që na ndihmuan në këta ditë të vështira. E kuptoj mungesën e Bashkisë Tiranë apo Bashkisë Durrës, por ekspertët duhej të flisnim më shumë. Unë gjykoj se shembjet janë paksa të nxituara. Duheshin parë provat e dëmtuara. Këto mund të ishin prova për Prokurorinë. Unë besoj se ky mënyra e drejtimit të shtetit shqiptar me FB e me rrjete sociale, shteti shqiptar del zbuluar dhe i pavlerë. Kjo situatë u paralajmërua më 21 shtator. Me këtë nuk dua të them se e dinim, sepse askush nuk e di, por disa godina u dëmtuan me atë tërmet”, deklaroi Oketa.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore14 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook