Lidhu me ne

Kryesore

Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha, një ministre që qan s’i bën mirë askujt!’

E ftuar tek “Rudina” Iris Luarasi, foli për pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit tek njerëzit, duke listuar gjithë çfarë mund të bëhet për mirëorganizimin e rimëkëmbjes.

Ndër të tjera, Luarasi theksoi se “një ministre që qan, nuk i bën mirë askujt”. 

“Pasi ka kaluar trauma e parë njerëzit kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Siç e thashë, një pjesë e mirë e tyre kanë frikë edhe të hynë në një banesë. Një pjesë e tyre kanë lënë çdo gjë atje, portofolët, kursimet e jetës, fotografi…Gjithë jetën brenda. Prandaj unë them që njerëzit kanë nevojë për dashuri, kanë nevojë të ndihen të përkrahur dhe të mbështetur.

Unë nuk mendoj që i bën mirë të dali një ministre dhe të qaj, përkundrazi, unë mendoj që njerëzve iu bën mirë një fjalë e ngrohtë dhe një njeri që është i fortë! Një njeri që të tregon ty se shteti ekziston dhe këtu ne jemi të fortë për të të mbështetur.

Do isha shumë larg këtyre patetizmave që i ka kaluar koha. Doja që të shikoja vërtet njerëz që mbështesin me të gjitha forcat njerëzit në terren. Nuk ka nevojë të qash, as në një studio televizive as në konferencë për shtyp. Kjo s’i ndihmon njerëzit dhe nuk ua bën atyre më të lehtë dhimbjen.” – u shpreh Luarasi.

Ndonëse nuk përmendi në asnjë çast emrin e ministres Olta Xhaçka, kjo e fundit nuk i mbajti dot lotët teksa lexonte listën me emrat e viktimave të 26 nëntorit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook