Kryesore
Shemsi Prençi: Në tetor Shqipëria drejtoi stërvitjen rajonale për tërmetin, në nëntor s’dinim ku kishim pajimet
I ftuar në RTV Ora, Prençi ka shtuar se pa u tharë ende boja e stërvitjes, gati një muaj më pas kur ra tërmeti i 26 nëntorit, nuk dihej ku ishin pajimet e nevojshme për ekipet e Emergjencave.

Ish-kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi
Ish-kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, ka bërë një deklaratë të papritur, teksa ka thënë se në tetor, dy muaj më parë, vendi ynë ka organizuar një stërvitje për tërmetin me vendet e rajonit.
I ftuar në RTV Ora, Prençi ka shtuar se pa u tharë ende boja e stërvitjes, gati një muaj më pas kur ra tërmeti i 26 nëntorit, nuk dihej ku ishin pajimet e nevojshme për ekipet e Emergjencave.
“Në tetor të 2019 të gjithë vendet e rajonit kanë qenë në një stërvitje për tërmetin në Ministri të Mbrojtjes. Është shumë e rëndë kjo. Pa u tharë akoma boja e stërvitjes ka rënë tërmeti dhe nuk dinim ku kemi pajimet. Në këtë tetor të 2019, pas tërmetit të 21 shtatorit. Stërvitje “Reagimi i përbashkët 2019”. Kanë marrë pjesë 11 shtete të rajonit, është drejtuar nga Shqipëria dhe monitoruar nga ekspertë të BE. Pajimet i kanë futur në magazinë dhe kanë harruar magazinën. Dikush qeshi kur e tregova. Kam dokumentin e botuar nga BB”, ka thënë ish-kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.
