Lidhu me ne

Kryesore

“Duan të dënojnë Salianjin sa Tahiri”, Gjekmarkaj: Rama ka dorë në këtë çështje


“Tahiri u dënua me shërbim prova dhe është e trishtë që po njësoj kërkohet shërbim prove edhe për Salianjin.

“Duan të dënojë Salianjin sa Tahiri”, Gjekmarkaj: Rama ka dorë në këtë çështje

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se i vjen keq për faktin se ku është katandisur drejtësia në vend. Gjekmarkaj u shpreh se është për të ardhur keq që Prokuroria kërkon burg për Salianjin, aq dënim sa është kërkuar për Saimir Tahirin, që dyshohej se trafikonte drogë.

Sipas Gjekmarkajt, edhe prokurorët e gjyqtarët janë kthyer në qesharakë, sepse sa duket kanë frikë nga vettingu. Për Gjekmarkajn, edhe Rama mund të ketë dorë në këtë histori. “Tahiri u dënua me shërbim prova dhe është e trishtë që po njësoj kërkohet shërbim prove edhe për Salianjin. Prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në qesharakë përpara vettingut. Ata janë kthyer në qesharakë edhe sa duket janë në duar të jo vetëm ndërkombëtarëve, por të shqiptarëve. Mendoj se Rama ka goxha dorë në këtë histori”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj theksoi se z. Salianji ka kontribuuar më së paku që një person i fajshëm për trafik droge ka shkuar në burg, siç është dënuar.

“E trishtë është që bëhet politikë me disa persona si Babalja etj, por bëhet edhe me këta persona, sepse kanë të bëjnë me vëllanë e ish-ministrit. Ish-ministri Xhafaj ka bërë shumë mirë si vëlla, por jo si ministër i Shqipërisë. Zotëria përballë Salianji ka bërë një nder të madh, ka dërguar në burg vëllanë e ish-ministrit, siç e meriton. Salianji ka kontribuar që një njeri të shkojë në burg”, deklaroi Gjekmarkaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore2 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore8 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore11 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore12 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike12 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar12 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 vit më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook