Lidhu me ne

Kryesore

Një popull që ka humbur paratë, nderin dhe guximin

torta e pavaresise ile ilgili görsel sonucu

Klementin Mile

Vigjilja e festave të fundvitit na gjen me disa fakte që nuk japin kurrfarë arsyeje për të festuar. Fundviti i gjen shqiptarët më të varfër se më parë. I gjen më të papunë se më parë. I gjen më të vjedhur se më parë. I gjen më të pashpresë se më parë.

Kushdo që i dyshon këto fakte, le t’i hedhë një shikim xhepit të vet. Pastaj të shohë raportin e KLSH-së për shpërdorimet dhe abuzimet me buxhetin e shtetit. Pastaj të shohë shifrat zyrtare të papunësisë në vend. Pastaj të shohë sa kohë ka që zgjat kriza politike, sa skandale i kanë shpërthyer ndërkohë qeverisë dhe sa është numri i atyre që duan të largohen nga Shqipëria sa më parë.

Po pse këtij populli i ofron shërbime publike skandaloze, i nëpërkëmben të drejtat, nuk i jepet fare llogari dhe vidhet nga të gjitha anët? Çfarë tipari, ndoshta tipik i shqiptarëve, i bën ata pre e lehtë për abuzuesit me pushtetin, për të zhvilluar korrupsionin dhe, si pasojë e këtyre, për t’u përkeqësuar dhe rrezikuar jetën?

Gëte ka një poezi të famshme, në të cilën përvijon disa gjëra të rëndësishme për jetën e njeriut. “Para ke humbur?/Diçka ke humbur”, thotë Gëte. Padyshim, kjo është një humbje që duhet marrë në konsideratë, por, siç thotë poeti, është një humbje e vogël  në krahasim me të tjerat që vijnë më pas. Si pasojë e politikave kundër interesit publik, por edhe e korrupsionit masiv, shqiptarët e gjejnë veten sot pa para, më të varfër se më parë. E megjithatë, ky nuk mund të jetë shkaku për nivelin e mjerë të shërbimeve publike që u ofrojnë, për shkeljen e të drejtave, mospërfilljen prej shtetit dhe vlerën e ulët të jetës së tyre. Po të mos jenë problemet e tjera, ky i parave është i zgjidhshëm. “Duhet të mendosh/të tjera të fitosh”.

Situata bëhet më e rëndë kur ke humbur nderin. “Nderin ke humbur?/Shumë ke humbur”. Por ashtu si një individ, nderin mund ta humbë edhe një popull. Kështu, shqiptarët e kanë humbur nderin më shumë se një herë. Ata e kanë humbur nderin kur pranuan zgjedhje lokale të llojit monist; e kanë humbur nderin përgjatë viteve ndërsa e kanë shitur votën e tyre për një thes miell, një copë rrugë,  një telefon, ose një dorë para; e kanë humbur nderin teksa kanë duartrokitur hajdutë dhe kriminelë si përfaqësues të tyre. Për indivin, Gëte e jep një zgjidhje, paçka se humbja e nderit është shumë e rëndë. “Duhet famë të fitosh/mendimin e të tjerëve ta ndërrosh”. Një individi mund t’i duhet thuajse gjithë jeta për ta fituar famën e nevojshme. Një populli, nga ana tjetër, mund t’i duhen disa jetë (pra shekuj) për ta rifituar nderin e humbur. Jo më kot kultura ndryshon aq ngadalë.

Por nuk ka më keq se të humbësh guximin. “Guximin ke humbur?/Gjithçka ke humbur”. Një popull ka tri mënyra për të reaguar ndaj qeverisë së vet: të ikë, të ulë kokën, ose të ngrejë zërin. Populli që ka humbur guximin arrin të shohë dhe praktikojë vetëm dy mundësitë e para. Sot gjysma e shqiptarëve duan të ikin prej këtij vendi, kësaj qeverie dhe këtij shteti. Gjysma tjetër ul kokën dhe kyç gojën përballë padrejtësive dhe korrupsionit me të cilat ndeshet. Me gishtat e dorës numërohen të guximshmit, ata që ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Humbja e guximit nuk është problem, por katastrofë. Sepse për të, qofsh individ apo popull, nuk ka zgjidhje. “Të jesh i bindur/Do ishte më mirë të mos kishe lindur”./Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook