Lidhu me ne

Kryesore

Një muaj pas tërmetit, qindra banorë ende në çadra verore dhe pa ndihma nga qeveria

Një muaj pas tërmetit, qindra banorë ende në çadra verore dhe pa ndihma nga qeveria

Pavarësisht se qeveria tha se të gjitha tendat verore do të zëvendësohen me dimërore para Vitit të Ri, qindra familje të prekura nga tërmeti ende jetojnë në kushte të papranueshme. Mbi një muaj pas tërmetit, Exit News vizitoi disa prej zonave rurale të dëmtura nga tërmeti, për të parë se  çfarë u është ofruar qytetarëve nga organizatat joqeveritare dhe shteti. Deri më tani, sipas banorëve, më shumë se 300 familje në zonat përreth Mamuras dhe Fushë-Mamurras jetojnë në tenda verore.

Exit News pa se një familje në Fushë-Mamurras po strehohej në një kontenier të dhënë nga një OJQ italiane. Nëna 23 vjeçare me pesë fëmijë të mitur shpjegoi se si ata ende nuk kishin marrë ndonjë ndihmë nga qeveria përveç një tende verore.

Asnjë ndihmë, batanije apo ndihmë për rindërtimin e shtëpisë së tyre nuk i është ofruar deri më tani. Atyre nuk iu është dhënë mundësia të zhvendosen në një hotel, si dhenuk iu është ofruar ndonjë mënyrë për strehim alternativ.

Një familje tjetër aty pranë, e cila dëshiron të mbetet anonime, shpjegoi se si u ishte dhënë një tendë tjetër nga një OJQ, por që në të deporton shiu dhe i ftohti.

Lindita tha për Exit News se pasi u botua artikulli në të cilin flitej për gjendjen e saj të vështirë, bashkia i dha asaj një tendë verore dhe i kërkoi “të mos shkaktojë probleme dhe publicitet”, duke iu referuar intervistave që ajo dha për ne.

Të tjerë banorë thanë se bashkia po jepte ndihmë vetëm për ata që kishin votuar në zgjedhjet e 30 qershorit. Exit News nuk ishte në gjendje të verifikonte këto pretendime. Megjtihatë, shumë qytetarë që jetojnë në Mamuras dhe Fushë-Mamurras na kanë treguar se diçka e ngjashme ka ndodhur.

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda pohoi dje se çdo pretendim se qeveria nuk kishte vizituar disa zona ishte thjesht sa për “propagandë”. Ajo shtoi “nuk është e vërtetë që nuk ka vajtur njeri. Ne duam që Viti i Ri të gjithë njerëzit t’i gjejë në çadra dimërore.”

Zonja Voda gjithashtu tha se në “zonën e Bubqit, e cila ka qenë pothuajse e tëra me çadra, kemi bërë zëvendësimin total në Bubq të çadrave verore me ato dimërore”.

Exit News bisedoi me disa vullnetarë në Thumanë dhe Bubq, të cilët pohuan se shteti ende nuk i ka dërguar aty tendat dimërore. Ata thanë se teksa po shpërndanin ndihma në Thumanë, e vetmja prani shtetërore ishte policia e shtetit, e cila po i filmonte teksa ata i shpërndanin ndihma banorëve.

Ne gjithashtu kontaktuam dhe me vullnetarë në fshatin e vogël, Vlashaj afër Vorës ku rreth 25 familje kanë mbetur pa shtëpi. Ata konfirmuan që asnjë çadër – qoftë verore apo dimërore – dhe as ndonjë ndihmë tjetër nuk u është dhënë banorëve. Mëgjithëse inxhinierët e bashkisë kanë vizituar të paktën 2 shtëpi të dëmtuara, asnjë informacion apo ndihmë konkrete i është ofruar banorëve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix15 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix15 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix15 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix15 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix15 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix15 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix15 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix15 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook