Lidhu me ne

Kryesore

“Qenefi i Perandorisë dhe një ndjesë për Sali Berishën”/ Agron Gjekmarkaj: Pse dorëzimi i mësuesit turk ishte akt vasaliteti

Dorëzimi i mësuesit turk ditën e parë të vitit të ri ishte një akt i pastër nënshtrimi dhe vasaliteti ndaj Erdoganit, i cili Shqipërinë dhe Kosovën po i trajton si qenefin e Perandorisë neotomane. Por akti i turpshëm i besëthyerjes dhe mikbjerrjes tregon  shume më tepër se kaq.

Ai shënjon trishtueshëm deriven e demokracisë shqiptare e cila  lindi si allafrënga dhe po bëhet gjithnjë e më allaturka në afinitetet e kësaj fjalë me despotizmin . Një Kryeministër si i yni që vetëpercaktohet si gjysmë prift e gjysmë hoxhë shkallë mendore deliri kjo, po sillet si Erdogani “zëri i Allahut” në Turqi i cili minaret do ti përdorë si “raketa” dhe kubetë si “mburoja” ( poezi  e tij). Po vret njësoj demokracinë me ligje si ai qe parlamenti ynë votoi para pak javësh për “shpifjen” e me akte si votimet moniste apo kriminalizimi i politikes lokale e qendrore deri tek klientelizimi i ekonomisë.

Edi Rama dhe maxhordomi i tij në krye të ministrisë së brendshme kinse dy oksidentalë , kinse dy pro-perëndimorë në thelb po sillen si dy gra haremi në oborrin e sulltanit duke nëpërkëmbur dinjitetin e kombit , shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Këndej i bëjnë lajka deri në jarge dekoratës së lartë që Presidenti Makron i akordoi Kadarese mbase shkrimtarit  me europianistë të Europes si shpirt e fryme  dhe po atë ditë ulin poturet para Presidentit turk qe standardet europiane i shkaktojnë të kruara e kollitje.

Rama e bën këtë akt dorëzimi në kundërshti me të gjitha konventat e Brukselit  sepse ndihet i dëbuar nga kontinenti për arsyen sesi qeveris dhe mideja e çon gjithnjë e më afër Erdoganit. Një Shqipëri si Turqia në mënyrën e të qeverisurit është ëndrra e tij që po bëhet realitet. Një gjë e tillë pat ndodhur edhe në Kosove por sëpaku Kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi ministrin e brendshëm dhe u distancua prerazi duke refuzuar të paguajë haraç  vasalesh duke ja lënë në derë Hashim Thaçit dhe institucioneve të dominuar nga veglat e tij.

Por tek ne s’ka më institucione ka vetëm një individ dhe mozaik shërbëtoresh kokulur squk rreth tij . Kur nuk zbatohen konventat për një shtetas turk ato nuk vlejnë as për shtetasit shqiptarë madje për ata në shtetin e Rames vlejnë ku e ku më pak .. Atë që nuk e bënë Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa e Saimir Tahiri po e bën me kokën ulur e me një zell që meriton përbuzje  Sander Lleshi  .. Vite më parë Sali Berisha bëri një vizite në Turqi e pat thënë “se nuk më ka rastisur të takoj një turk që të mos ketë gjak shqiptar në vena”. Në fakt një deklaratë me nacionalizem të fshehur kjo e pak fyese për turqit po ne këtu në Tiranë ju hakërryem ( madje edhe shkruesi i këtyre rradhëve).

Edi Rama në krye të “oksidentaleve” qe i pari i cili me tam tame i printe urdisë, gazetare, publiciste, ndonjë filozof andej e këtej detit nxorën në pah gjithë arsenalin kundër ish kryeministrit duke e akuzuar si “vasal” te Turqisë me të padrejte edhe pse Berisha ndoqi linjën amerikane për Palestinën dhe aspak atë të Dollmabahçesê duke marrë në këmbim merinë sulltanore .

Po ashtu sot reagimi i tij ishte tejet i spikatur . Thjeshtë mbrojti interesat kombetare dhe në këtë pike meriton respekt të cilin nuk e meriton kurrë njësoj për anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.

Unë i pari i kërkoj ndjesë Berishës të tjerët gjithashtu duhet ta bëjnë për etikë profesionale se paku për këtë temë, për këtë marrdhënie të Kryeministrit të Shqipërisë me Erdoganin, pa bërë kompromis me bindjet e veta përballë Sali Berishes. Në çdo vizitë tek Raisi Edi Rama  humbet nga një cope pavarësie dhe fiton një cullufe haremi . Po kaq Opozita nëse sedra kombëtare i intereson me shumë se syshkelja duhet të reagojë dhe jo të fshihet si struci siç bëri me memorialin në kodrat e liqenit ku pat përfaqësuesit e vet të cilët  u zhgërryen ne batakun e qurravitjes. Nuk paska një rruge të tretë po vetëm dy. Ose me Erdoganin ose me Europen. Rama ka zgjedhur Erdoganin. Opozita duhet ta ndajë këtë me pozicion të qartë dhe jo me heshtje oportunistesh , çfarë zgjedh ajo? Deklarata e saj sot ishte thjesht një deklaratë kundër Edi Rames e cila nuk rrokte veçse ne sipërfaqe gravitetin e së ndodhurës.

Dorëzimi i mësuesit është dorëzim i pavarësisë, nënshkrim vasaliteti dhe një kular i rënde mbi qafat tona për atë që na pret në shtetin ku demokracia është vetëm nocion propagandë dhe ku pushteti është në duart e një adhuruesi të despotizmit./ Panorama

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook