Lidhu me ne

Kryesore

‘Golden Globes’/ “Once upon a time in Hollywood”, filmi më i vlerësuar

‘Golden Globes’/ “Once upon a time in Hollywood”, filmi më i vlerësuar

Yjet britanikë patën një mbrëmje të shkëlqyer në Golden Globes, ku Sam Mendes rrëmbeu dy çmime për filmin e tij epik mbi luftën e parë botërore, “1917“, i cili u shpall dhe filmi më i mirë dramatik.

Mendes mori gjithashtu dhe statuetën e regjisorit më të mirë, por për këtë përpos falenderimeve, kishte edhe një lutje: që publiku të shkojë e ta shohë filmin në kinema, sepse siç tha ai, “1917“-ta është bërë për ekranin e madh.

Në një tjetër triumf për britanikët, Fleabag i Phoebe Waller-Bridge mori dy çmime, ndërsa Olivia Colman u vlerësua për interpretimin e bërë mbretëreshës Elisabetë.

Por fituesi i mbrëmjes me total çmimesh ishte padyshim “Once upon a time in Hollywood“; komedia e zezë e Quentin Tarantinos ishte nominuar për imazhin, muzikën, aktorët Leonardo di Caprio e Brad Pitt, skenarin dhe regjinë.

Nga të gjitha këto, rrëmbeu tre çmime: Perfomanca e Pitt si aktor dytësor, skenari i Tarantinos dhe filmi vetë në kategorinë e muzikalit apo komedisë.

Ndërkohë “The Irishman”, me regji të Martin Scorsese, i transmetuar nga Netflix, nuk ka arritur në fitojë në asnjërën kategori. Joaquin Phoenix, u shpërblye me çmimin e aktorit më të mire për rolin e tij tek “Joker”, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Renee Zellweger.

Në kategorinë e serialit më të mirë televiziv, çmimin e mori projekti Chernobyl. Në ceremoninë e 77-të të ndarjes së këtyre çmimeve të rëndësishme kinematografike të mbajtur në Kaliforni, u përmendën edhe zjarret vdekjeprurëse të Australisë, të cilat kanë marrë të paktën 24 jetë që kur shpërthyen në muajin shtator.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet1 ditë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook