Lidhu me ne

Aktualitet

Më në fund Top Channel u zgjua!

Më në fund Top Channel u zgjua!

Top Channel ka shënuar një kthim të suksesshëm mbrëmë tek investigimi dhe interesat reale të publikut.

Sapo kanë kaluar festat e fundvitit emisioni Top Story në TCH ka vëzhguar fondet që janë përdorur për dekorin në këtë periudhë.

Siç dihet, Bashkitë e tenderojnë këtë procedurë çdo vit, por në shumicën e rasteve dekori i përdorur është i njëjti me atë të një viti më parë.

Emisioni ka marr hap pas hapi, një seri tenderash abuzivë të kryer vitet e fundit. Për çdo punë që kryhet dhe që kërkon një vlerë të caktuar parash duhet të tenderohet. Në bazë të specifikave dhe të kohës kur kryhet ky proces, vendoset edhe lloji i tij.

Bashkia që mban kampion për shpenzimet për dekor në vitin 2019 është ajo e Elbasanit. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se kjo Bashki ka shpenzuar mbi 13.4 milion lekë të re.

Një shifër kjo shumë e lartë krahasuar me atë të një viti më parë. Në vitin 2018 u shpenzuan 5 milionë lekë. Por ajo që vihet re, dekori i Bashkisë është i njëjtë. Pra, është njësoj si pema e vitit të ri që ka çdo familje, blihet njëherë dhe përdoret për 4-5 vite.

Po të shohësh dekorin në Bashkinë Vlorë me rastin e festave të fundvitit për 2019 ka kushtuar mbi 5.5 milionë lekë të reja. Edhe kjo Bashki, e ka rritur fondin për dekor, nga 4.7 milionë krahasuar me një vit më parë. Paratë rezultojnë shpenzuar por dekori mbetet i njëjtë.

Të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe Bashkitë e tjera, duke shpenzuar para nga xhepat e taksapaguesve për të krijuar atmosferë festive.

Këtu vlen të përmendet fakti se edhe Bashkia Durrës e cila u prek nga tërmeti i 26 nëntorit është dekoruar. Kjo Bashki e ka lidhur kontratën me vlerë 5.9 milionë lekë të reja, në 15 nëntor, afërsisht një javë para tërmetit.

Nëse analizohen dokumentet e një viti më parë rezulton se Bashkinë e Durrësit e dekoron e njëjta kompani. Por në ndryshim nga viti në vit është rritur. Në vitin 2017 ishte 3.9 milionë, në 2018 5 milionë dhe në 2019 5.9 milionë lekë.

Kjo ishte vetëm një pjesë e abuzimeve, por tenderat janë thembra e Akilit e qeverisjeve në Shqipëri.

Emisioni ka marrë me radhë disa syresh dhe format si abuzohet.

Janë katër:

I pari është procesi i rrobaqepsisë. Pra, procesi i prerjes së kushteve të tenderit sipas nevojës së atij që duhet të fitoj. Kjo do të thotë që autoriteti kontraktues, pra ministria, bashkia apo institucioni vendos kriteret që i shkojnë për shtat kompanisë së paracaktuar.

Varianti i dytë, ka të bëjë me vlerën e tenderit që është e përafërt me fondin limit. Ta shpjegojmë më thjeshtë. Nëse një institucion alokon 100 milionë lekë për një shërbim, atëherë kompania e fiton me 99.9 milionë lekë.

Një mënyrë tjetër që abuzohet me tenderat është pjesëmarrja fiktive. Në tender duhet të marrin pjesë më shumë se një kompani.

Forma e katërt është ajo që njihet si oligotenderi. Tre ose katër operatorë tregu bien dakord me njëri tjetrin që të fitojnë tenderat me radhë. Kështu vendosin që tenderin e parë do ta marrë i pari, të dytin i dyti dhe të tretin i treti. Pra, marrin pjesë që të gjithë por i pari e fiton të tjerët marrin pjesë dhe paraqesin dokument fiktive, me mungesa, me ofertë më të lartë…. me qëllim që të fitoj i pari.

Një nga mënyrat e tenderimit është edhe ajo me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa shpallje. Ligji parashikon që ky proces të zhvillohet në situata emergjence dhe që justifikohen nga institucioni që po e kryen.

Në të vërtetë kjo nuk ndodh në kushte të jashtëzakonshme, por bëhet zakonisht nga një pjesë e mirë e institucioneve.

Top Story ka evidentuar një tjetër shkelje që organizohet gjatë procesit të tenderimit. Në shumë raste nuk zbatohen afatet e ankimimit. Kjo do të thotë që sapo shpallet fituesi atë ditë, menjëherë lidhet kontrata.

Kjo është në shkelje të ligjit 123/2013 i cili parashikon një afat 7 ditor për ankimim për proceduarat e prokurimeve, anakandeve dhe koncesioneve ose PPP-ve.
Albcontrol dhe Policia e Shtetit, tendera të fryrë dhe të dyshimtë

Një tjetër rast i dyshimtë është tenderi për uniformat e policisë. Në gusht të vitit që lamë pas, qeveria akordoi një fond prej 23 milionë euro për uniformat e reja verore dhe dimërore të policisë për katër vite. Një shumë kjo rreth trefish më e lartë.

Po të shikojmë prokurimet nga shtatori 2013 deri në qershor 2019, pra për rreth 6 vjet, qeveria ka shpenzuar rreth 7,8 milionë euro për uniformat e policisë.

Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, thyen rekordin për fryrjen e fondeve të tenderave.

Kështu, ky institucion, alokoi një tender rreth 500 mijë euro për ti mësuar gjuhën angleze, 10 punonjësve të saj.

Duket qartazi, që një kurs anglishtje i tillë, nuk kushton kaq as në Harvard apo Oksford!

Ndërkohë në muajin nëntor të vitit 2019, Albcontrol hapi një tender me vlerë rreth 400 mijë euro, për kontrollin mjekësor të punonjësve të saj, që njihet ndryshe si Check Up.

Edhe ky ishte një tender tejet abuziv, për dy arsye. E para punonjësit e Albcontrol janë zyrtarë shtetërorë dhe për pasojë nuk mund të trajtohen ndryshe nga administrata shtetërore.

E dyta, shërbimin e Check e ofron një koncesion i qeverisë, i miratuar në vitin 2015, dhe ku mund të përfitojnë falas shërbimin në çdo qendër shëndetësore.

Dhe e treta, shifra e tenderit prej 400 mijë euro për 332 punonjës që ka Albcontrol, është tepër e fryrë. Nëse e përpjestojmë këtë shifër, i bie që çdo punonjës i Albcontrol do të paguajë rreth 1200 euro për një kontroll mjekësor!

Bashkia e Përrenjasit dhe ajo e Librazhdit kanë kryer tendera për prerje të pyjeve në shkelje të ligjit.
Kjo kalon çdo kufi shkeljeje, pasi prej vitit 2016 ne kemi në fuqi moratoriumin për pyjet, që ndalon çdokënd për të prerë dru.

Një rast akoma më komik është ai në Bashkinë e Librazhdit, që edhe kjo ka vendosur për prerjen e pyllit. Kompania e shpallur fituese “AL-MEKS-UD”, rezulton e dënuar për… prerje të drurve të pyllit.

Gjithashtu kjo kompani është nën sekuestro nga përmbarimi pasi nuk ka paguar një gjobë ndaj Inspektoratit të Pyjeve. “AL-MEKS-UD” është gjobitur në janarin e vitit 2017, pasi ishte konstatuar se po transportonte dy ngarkesa me lëndë drusore të pamarkuar.

Madje, kapja e kësaj kompanie është bërë pikërisht në Njësinë Administrative Polis, në të njëjtin vend që kjo kompani ka fituar së fundmi edhe tenderin për të prerë me leje.

Këto ishin vetëm disa nga denoncimet në emisionin e mbrëmshëm në TCH, të cilat do vijojnë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook