Lidhu me ne

Temporal

Lojërat e Putinit për pushtet mund të dalin jashtë kontrollit

“Putini ka arritur ta bëjë Kremlinin lojtar kryesor në Lindjen e Mesme duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Iranin, Sirinë dhe Turqinë. Por tensionet po përshkallëzohen, ai duhet të ketë kujdes”, – thotë Konstantin Eggert.

Sezoni festiv i Presidentit rus Vladimir Putin është trazuar jashtë mase. Së pari, Kongresi amerikan vendosi sanksione kundër kompanive që ndërtojnë tubacionin Nord Stream 2, projekti kyç evropian për energji nga Kremlini. Pastaj Izraeli, Qiproja dhe Greqia – të gjitha këto kanë marrëdhënie të përzemërta me Moskën – i dhanë një goditje tjetër projektit, duke njoftuar ndërtimin e një tubacioni gazi në Evropë, që mund të minojë përfitimin e Nord Stream-it. Dhe vetëm tre ditë para Krishtlindjes Ortodokse Ruse, amerikanët e goditën me forcë aleatin e Moskës Iranin, duke vrarë në Bagdad gjeneralin Qassem Soleiman.

Sipas burimeve në Moskë, Putini e njihte shumë mirë Soleimanin: ai luajti një rol kryesor në krijimin e aleancës ruso-iraniane që shpëtoi regjimin e Bashar al-Asadit në Siri nga ai që në vitin 2015 dukej si fund i afërt.

Që Presidenti amerikan Donald Trump vuri në shënjestër dikë që shumë e konsideruan figurën e dytë më me ndikim në Iran, pas udhëheqësit shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei, duhet ta ketë tronditur Kremlinin dhe të ketë ringjallur fantazmën e një ndryshimi të regjimit që po përgatitet. Kërcënimi gati i pafshehur i Shtëpisë së Bardhë për të goditur jo vetëm objekte ushtarake dhe ekonomike, por edhe “objektiva kulturorë” në Iran – një referencë jo aq e paqartë për të bombarduar qytetin e shenjtë të Qom-it, ku ndodhet rezidenca kryesore e Khameneit – e shton ankthin.

Synim i përbashkët

Akti gjithashtu i kujton në mënyrë të pakëndshme udhëheqjes ruse se ka një gjë të rëndësishme të përbashkët me pushtetarët në Teheran. Objektivi kryesor i të dyja regjimeve është në fund shumë i thjeshtë – mbijetesa. Dhe, megjithëse Amerika nuk do (dhe as nuk mundet) ta ndryshojë sistemin politik të Rusisë, vdekja e Soleimanit pa dyshim që do të shihet në Moskë në këtë këndvështrim. Prirja e papritur e Trumpit për të luajtur lojën politike të simboleve – pesëdhjetë e dy objektivat e përcaktuara iraniane korrespondojnë me numrin e punonjësve të ambasadës amerikane të marrë peng në Teheran në nëntor 1979 me urdhër të Ayatollah Ruhollah Khomeinit – vetëm e shton shqetësimin. E gjithë kjo duhet ta shqetësojë Moskën.

Në vështrim të parë, Rusia do të përfitonte nga një rritje e çmimeve të naftës po të acarohet konfrontimi amerikano-iranian. Padyshim që kjo do të shtynte Teheranin të blejë më shumë armë nga Moska dhe të nënshkruajë më shumë marrëveshje me Rosatom-in, monopolistin e energjisë bërthamore të Rusisë, i cili po ndërton reaktorin Bushehr në brigjet e Gjirit Persik të Iranit. Por megjithë deklaratat e ashpra të Ministrisë së Jashtme ruse dhe histerisë anti-amerikane dhe pro-iraniane në mediat e kontrolluara nga shteti, në prapaskenë Kremlini duhet të shpresojë që Teherani të japë një përgjigje të kufizuar ndaj vrasjes në Bagdad.

Opsione të kufizuara

Po të zgjedhin konfrontimin iranianët, Presidenti Putin do të ketë dy alternativa – ose t’u qëndrojë besnik aleatëve të tij iranianë çfarëdo që të ndodhë, ose të dalë në heshtje nga skena duke e lënë Teheranin të kujdeset për veten e tij. Mundësia e parë nënkupton rrezikimin e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pothuajse me siguri sanksione të reja (dhe më të ashpra) nga Kongresi Amerikan, duke shkatërruar marrëdhëniet e ndërtuara me dhimbje me sauditët dhe izraelitët. Për më tepër, e gjithë kjo do të ishte e kotë – Irani nuk ka shanse t fitojë në një ndeshje të tillë.

Mundësia e dytë për Putinin është të vështrojë nga larg se si aleatët e tij iranianë dërrmohen ushtarakisht dhe ekonomikisht. Por ajo që është më e keqe është se kjo mund të nënkuptojë edhe ndryshimin e regjimit në Teheran – qeveritë që humbasin luftërat zakonisht nuk fitojnë ndonjë popullaritet. Shërbimi i sigurisë i gjeneralit të ndjerë Suleimani dhe kolegët e tij të policisë kanë vrarë dhjetëra nëse jo qindra demonstrues antiqeveritarë muajt e fundit. Kremlini mund ta ketë të vështirë – nëse jo plotësisht të pamundur – të bjerë dakord me qeverinë e re, e cila me shumë gjasa do të përpiqet të bëjë paqe me Perëndimin dhe t’i kthejë shpinën Moskës.

Në një rast të tillë, Rusia jo vetëm që do të humbiste një aleat kryesor për mbështetjen e Asadit në Siri, por do të bëhej shumë më pak e rëndësishme për Izraelin (i cili e sheh Putinin si një ndikues te iranianët) dhe sauditët (të cilët në thelb kanë të njëjtin qëndrim). Kjo do të përfshinte edhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë duket se do të ketë konflikt me Rusinë për Libinë.

Me regjimin iranian të minuar ose shkatërruar masivisht, pozicioni i Moskës në Lindjen e Mesme dhe prestigji personal i Vladimir Putin si autoriteti më i lartë në botë për ndalimin e “ndryshimit të regjimeve” dhe si një njeri që kurrë nuk i lë aleatët në baltë, do të goditej keq dhe do të zbulohej se është më i dobët sesa duket. Roli i intensifikuar i Rusisë në Lindjen e Mesme tani ka të bëjë vetëm me tërheqjen e vullnetshme të Amerikës nga rajoni, dhe jo me peshën politike, ekonomike dhe ushtarake të Moskës.

Ngatërrestari tani paqebërës?

Presidenti Putin ka çdo arsye që të urojë që iranianët të tërhiqen nga konfrontimi me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shenjat e para nuk janë inkurajuese. Me votimin e parlamentit irakian të ndikuar nga Teherani për të dëbuar trupat amerikane nga vendi dhe me Iranin që zyrtarisht e lë Planin Gjithëpërfshirës të Përbashkët të Veprimit të paprekur, dhe në përgatitje për të rivënë në punë centrifugat e tij bërthamore, përshkallëzimi mund të jetë i parashikueshëm. Amerikanët tregojnë pa pushim që “e zotërojnë” përshkallëzimin.

Shansi më i mirë i Putinit për të shmangur këtë dramë është të luajë rolin e paqebërësit – jo vetëm por i shoqëruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Erdogani i Turqisë, të cilët po nxitojnë ta takojnë atë në dy ditët e ardhshme. Berlini dhe Ankaraja nuk duan ta shohin Lindjen e Mesme të shpërthejë dhe do t’i kërkojnë Putinit të përdorë lidhjet e tij të ngushta në Teheran për të arritur një marrëveshje dhe për ta kursyer konfrontimin. Nëse kjo përpjekje e minutës së fundit nuk do të ketë sukses, burri i fortë i Rusisë mund të kthehet së shpejti në spektator në dramën që ka shkruar deri tani – por që mund ta ketë të pamundur ta përfundojë. /DW

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore14 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook