Lidhu me ne

Kryesore

KONFLIKTI / Irani tërhiqet me turp pas reagimit të ashpër të Taulantit

Gazeta Dita tallet me Taulant Ballen

KONFLIKTI / Irani tërhiqet me turp pas reagimit të ashpër të Taulantit

TIRANË/ TEHERAN/ PËRRENJAS – Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka deklaruar para pak minutash se gjithçka ishte nje keqkuptim i tmerrshëm, dhe se Irani nuk kishte asnjë problem me Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore, bën me dije agjencia e lajmeve TauNews.

Gojët e Liga mësojnë se reagimi i shefit të regjimit të mullahëve të Teheranit ka ardhur pas një deklarate të ashpër të zëvendës-shefit të regjimit të mullarëve të Tiranës, konkretisht Taulantit të Tiranës, Librazhdit, Përrenjasit dhe gjithë Shqipërisë.

Siç tashmë dihet botërisht, Taulanti ishte i prerë dhe i drejtpërdrejtë, pas deklaratës së Khameneit se Shqipëria ishte një vend i vockël dhe i lig në një rrëzë të Europës, që komploton kundër Iranit.

“Dëgjo këtu, ti Ali,” deklaroi Taulanti, “se Shqipëria vërtet duket e vogël, por është e madhe. Mjafton të shohësh pyjet e Librazhdit, Përrenjasit dhe Elbasanit që nuk kanë fund, për ta kuptuar këtë. Janë pyjet që janë zgjeruar jashtë kontrollit dhe jemi të detyruar t’i presim e t’i qethim tek-tuk, se po shtrihen aq shumë sa janë ankuar fqinjët”.

Në vijim të deklaratës së tij, që shumë analistë e konsideruan të egër, Taulanti e vuri theksin tek atraksionet turistike të vendit dhe tek larmia e bukurive natyrore si në bregdet, malësi dhe atraksionet arkeologjike e kulturore.

Ai gjithashtu përmendi uljen e taksave nga qeveria shqiptare për industrinë e turizmit, si dhe u ndal gjatë në kalimin e shumë shërbimeve administrative online, duke kursyer, kohë, para dhe nerva për qytetarët shqiptarë.

Duke u ftilluar në kohën e duhur se nuk ishte duke ftuar turistët apo biznesin iranian në Shqipëri, por po i kundërpërgjigjej ashpër Ajatollahut Khamenei, Taulanti bëri një kthesë 361 gradë dhe i kujtoi të shkretit plak, se Edi Rama – por edhe Taulanti bashkë me Edi Ramën – ishin aleatë të palëkundur të SHBA-së dhe BE-së.

Dhe Taulanti e mbyllli me thirrjen drejtuar Liderit Suprem:

“Kështu djalë, vëri gishtin kokës dhe shtroju punës, se kështu nuk ke gjë në vijë! Ju mund të keni raketa, por ne kemi Episa Pilosparin dhe mund ta përdorim në çdo moment!”

Me një pamje dukshëm të penduar, pas këtij mesazhi lideri iranian njoftoi përmes një konference për shtyp, se ai kishte shumë respekt për Taulantin.

“Ehhh, ça t’i bësh o vlla, kështu është kur futen përkthyesit në mes dhe të bëjnë lëmsh! Kur thashë vend i lig e i vockël, e kisha për Italinë mor plak!” dhe iu drejtua kamerës:

“Taulant! Ti e di që unë Shqipërinë e kam në zemër, e sidomos pyjet e Librazhdit! Ma ka lënë vasijet im atë, po rastise rrugës për Librazhd, më ka thënë, ndalo për një pilaf e tasqebab se të bëhet shëndet! Le ta harrojmë këtë muhabet, se u ngatërruam kot. Aman, vetëm Pilosparin mos e lëshoni, se kemi familje e një tufë kalamaqër, do na marrësh në qafë…”

*****

SHËNIM / Sado reale të tingëllojnë ngjarjet e mësipërme, ju sigurojmë se Gojët e Liga është rubrikë satirike.     

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook