Lidhu me ne

Kryesore

Vajzat shqiptare lënë pas djemtë në literaturë, matematikë dhe shkencë

Testimi global i dijeve për 15 vjeçarët, PISA 2018, konfirmoi një tendencë të re në Shqipëri, duke vërtetuar se vajzat po mësojnë më shumë se djemtë në tre drejtimet kryesore, literaturë, matematikë dhe shkencë.

Në të gjitha vendet dhe ekonomitë që morën pjesë në testin e PISA 2018, vajzat i tejkaluan ndjeshëm djemtë në literaturë. Në vendet e OECD vajzat morën mesatarisht 30 pikë më shumë se djemtë. Ndërsa në Shqipëri ky hendek ishte edhe më i lartë, pasi vajzat tejkaluan djemtë me 38 pikë.

Gjithashtu në matematikë, vajzat shfaqen ngjashmëri me djemtë.

Në të gjithë vendet e OECD, djemtë i tejkaluan vajzat me pesë pikë në matematikë.

Vajzat në Shqipëri patën rezultate shumë më të larta se djemtë në shkencë. Në vendet e OECD vajzat i tejkaluan djemtë në shkencë mesatarisht me 2 pikë, ndërsa në Shqipëri vajzat i tejkaluan djemtë më 16 pikë.

Nga nxënësit me përformancë të lartë në matematikë ose shkencë, rreth dy në pesë djem në Shqipëri kanë dëshirë të punojnë si inxhinier ose profesionist i shkencës në moshën 30 vjeç, ndërsa një në katër vajza dëshiron të jetë inxhiniere ose të merret me shkencë në të ardhmen.

Një në tre vajza me përformancë të lartë në Shqipëri dëshiron të bëhet mjeke, ndërsa një në katër djem dëshiron të bëhet mjek.

Dijet, ana ekonomike bën diferencën

Pabarazia ekonomike diferencon dijet në arsim. Ky kriter vlen edhe për Shqipërisë, teksa rezultatet e testimit global të dijeve PISA 2018 gjetën se në Shqipëri, studentët me përparësi socio-ekonomike tejkaluan studentët e pafavorizuar me 61 pikë në literaturë. Gjithsesi kjo diferencë është më e ulët se diferenca mesatare prej 89 pikësh në vendet e testuara.

Në Shqipëri 1 % e 15 vjeçarëve në kategorinë më të ardhura të larta arritën rezultate të shkëlqyera në literaturë, ndërsa studentët e varfër nuk mund të kapnin nivelin e lartë të pikësimit.

Kjo diferencë ishte më e butë se, në vendet e OECD-së, ku 17 për qind e nxënësve me të ardhura të larta kanë shkëlqyer, kundrejt 3 për qind të nxënësve që vinin nga familje me të ardhura të ulta.

Në lëndën e matematikës statusi ekonomik është më i dukshëm. Ana ekonomike kontribuoi me 3% të ndryshimit në përformancën e matematikës në PISA 2018 në Shqipëri (krahasuar me 14% mesatarisht në të gjithë vendet e OECD), dhe 6% të ndryshimeve në performancën shkencore.

Në Shqipëri formimi i mësuesve nuk ndryshon shumë nga lloji i shkollës publike, por më shumë problem rezulton të jetë numri i ulët i mësuesve në raport me atë të nxënësve.

Përqindjet e mësuesve me të paktën një diplomë master janë të ngjashme për të gjitha shkollat. Arsimi publik ofron një barazi të lartë për të gjithë nxënësit, por problemi qëndron se nxënësit e pafavorizuar ekonomikisht nuk kane ambicie për të pasur arritje të larta akademike.

Në Shqipëri, një në katër nxënës të varfër nuk presin të përfundojnë arsimin e lartë në raport me 1 në 20 nxënës në kategorinë e atyre me të ardhura të larta.

Rreth 2% e djemve dhe një përqindje e papërfillshme e vajzave në Shqipëri presin të punojnë në profesione të lidhura me TIK.

25 % e nxënësve vuajnë bullizmin

Në Shqipëri, 25% e nxënësve raportuan se u ngacmuan të paktën disa herë në muaj, krahasuar me 23% mesatares së nxënësve në OECD. Në të njëjtën kohë, 89% e studentëve në Shqipëri (dhe 88% e studentëve mesatarisht në të gjithë vendet e OECD) ranë dakord se të ndihmosh të tjerët është një gjë e mirë.

Rreth 11% e studentëve në Shqipëri raportuan se në çdo orë mësimi mësuesit harxhojnë shumë kohë duke u përpjekur të vënë qetësinë në klasë

Në vendet e OECD rreth 48% e nxënësve kishin mbërritur me vonesë në shkollë në dy javë para testit PISA, ndërsa në Shqipëri 44% e nxënësve frekuentuan me vonesë mësimin gjatë asaj periudhe. Në shumicën e vendeve dhe ekonomive, nxënësit që kishin përjetuar ngacmime nga të tjerët kishin më shumë gjasa të braktisnin shkollën, ndërsa studentët që nuk kishin përjetuar përvoja të tilla dhe që kishin një mbështetje më të madhe emocionale nga prindërit gëzonin një klimë më të mirë disiplinore në frekuentimin e shkollës.

Në Shqipëri, 85% e studentëve raportuan se shokët e tyre të shkollës bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe 78% raportuan se konkurrojnë me njëri-tjetrin (mesatarja e OECD: 50%).

Rreth 10% e studentëve në Shqipëri (mesatarja e OECD: 16%) pohuan se ndjehen të vetmuar në shkollë.

Në Shqipëri, 86% e nxënësve (mesatarja e OECD: 67%) raportuan se janë të kënaqur me jetën e tyre. Rreth 95% e studentëve në Shqipëri raportuan se ndihen të lumtur dhe rreth 4% e studentëve raportuan se gjithmonë ndjeheshin të trishtuar.

Në Shqipëri, 95 % e studentëve ishin dakord, se ata, zakonisht mund të gjejnë një rrugëdalje në situatat e vështira (mesatarja e OECD: 84%), dhe 52% ranë dakord se shqetësohen për atë që mendojnë të tjerët për to (mesatarja e OECD : 56% e studentëve)./monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook