Lidhu me ne

Kryesore

“60 nxënës u asfiksuan, djali iu kap me drogë”/ Kush është Lefter Alla

“60 nxënës u asfiksuan, djali iu kap me drogë”/ Kush është Lefter Alla

Ditën e djeshme është publikuar në media një video ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla po konsumon kokainë në ambientet e një lokali.

Por kush eshte kryebashkiaku i Bulqizes, Lefter Alla?

Alla lindi më 20 janar të vitit 1972, në Topojan të Bulqizës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak, në periudhën 89-90 në shkollën “Xhevdet Doda” dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqizës.

Alla mori drejtimin e Bashkisë së Bulqizës pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar duke zëvendësuar në këtë detyrë dajën e tij, Melaim Damizi i cili drejtonte këtë bashki nga viti 2015.

Më herët Alla kishte mbajtur postin e kreut të PS në Bulqizë por megjithatë ka mbajtur një profil të ulët publik pasi përfshirjen në politikën aktive e ka pasur vetëm në 4 vitet e fundit.

Në zonën e Bulqizës ai është më së shumti një emër i njohur për shkak të angazhimit të tij të hershëm në sektorin minerar, pasi nga viti 2001 dhe për 17 vjet me radhë, Alla ka marrë në zotërim dhe ka drejtuar një nga kompanitë kryesore në fushën minerare.

Pikërisht angazhimi politik e ekspozoi Allën përballë opinionit publik kur vetëm 1 muaj pas betimit si kryetar, vëllai i tij Vangjel Alla u përfshi në një plagosje me armë. Sikur kjo të mos mjaftonte, vetëm një muaj më pas, djali 19 vjeçar i tij, Enio Alla, u arrestua pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike, kanabis sativa.

Megjithatë problemet ligjore të familjes Alla kanë nisur përpara se Lefter Alla të merrte drejtimin e Bashkisë. Në mars të vitit 2018, 60 fëmijë në shkollën e mesme “Rifat Manjani’ u asfiksuan, madje disa prej tyre u sollën me urgjencë në Tiranë dhe ekspertiza konstatoi se helmimin te nxënësit e shkaktuan kaldajat të cilat ishin vendosur jashtë kushteve teknike gjatë rikonstruksionit të shkollës.

Firma që realizoi rikonstruksionin e shkollës, ishte tenderuar nga bashkia Bulqizë dhe ishte fituar nga firma Ndregjoni Sh.p.k, e cila ia kishte nënkontraktuar punimet kompanisë “B Alla 76”. Kompani e cila nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave, dhe administrohej nga Ilir Alla, vëllai tjetër i Lefter Allës, i cili asokohe ishte kreu i Partisë Socialiste.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook