Lidhu me ne

Kryesore

Një teatër i vockël personal i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj

Karamelja e poligrafit…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë një teatër të vockël personal kur deklaroi se poligrafi do të përdoret edhe në rekrutimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjatë ceremonisë së certifikimit të pesë ekspertëve të poligrafit, ministri ndër të tjera tha:

Poligrafi i njohur në botë, por jo në Shqipëri. Kjo është një ditë historike, është një instrument i ri objektiv që ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, por për të gjitha rekrutimet e reja në polici, SHÇBA-së dhe institucionet e sigurisë publike, do të doja ta nisja nga vetja ime. SHÇBA-ja do të bëjë testimet, do të jetë në lartësinë e detyrës me profesionalizëm dhe paanshmëri

Kjo qasje në dukje naive ndaj teknologjisë është në thelb edhe një mënyrë për të krijuar alibinë e duhur nesër. Kemi dëgjuar kryeministrin që thotë shpesh se mësuesit zgjidhen nga portali dhe me këtë mbull çdo kundërshti sipas tij duke nënkuptuar se portal nuk ka korrupsion. Kjo është fare e papranueshme në nivel politikbërjeje dhe raporti me qytetarët. Po kur një bankë padashje të kalon në llogari 1 milionë dollarë, si duhet vepruar, apo duhet lënë personi ta gëzojë sepse kështu gjeneroi vendimin softit në sistem?

Edhe njëherë, në emër të propagandës, por mesa duket edhe për shka të vetëdijes së qeverisë për rënien e besimit ndaj seriozitetit të saj në zbatimin e ligjti, përfaqësues të saj absolutizojnë vlerën e një instrumenti. Dhe poligrafi hyn ndër ato instrumente mbi të cilat nuk ka mendim të dakordësuar. Shoqata e Psikologëve Amerikanë, teksa sqaron përdorimin dhe përhapjen e poligrafit nënvizon ndër të tjera se:

Një problem me poligrafin është i natyrës teorike: nuk ka asnjë evidencë apo model se reagimet psikologjike janë unike ndaj mashtrimit. Një person i ndershëm mund të jetë nervoz kur përgjigjet në mënyrë të sinqertë dhe një i pandershëm mund të jetë i qetë

Më poshtë ajo nënvizon se në SHBA Gjykata Supreme e ka refuzuar vlerën e poligrafit me një vendim të vitit 1998, duke kushtëzuar kështu përdorimin e tij në procese jashtëgjyqësore si p.sh filtrimi i personelit.

Për tani, ndonëse ideja e një gjurmuesi të së vërtetës mund të jetë komode, këshilla më praktike është që të mbahet skepticizmi për çdo konkluzion që rrjedh nga një poligraf

vlerëson shoqata.

Është e udhës që për metoda të reja të keët dhe debat përveçse fanfare dhe shfaqje fare patetike si këto të ministrit. E kuptojmë që qeveria ka përditë e më shumë nevojën që një gënjeshtër e saj të ngjisë të paktën njëherë, por mençuria e kërkon që jo vetëm të lexosh fjalë të mençura, por edhe të përpiqesh të fitosh ndonjëherë me argumente.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix4 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix4 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook