Lidhu me ne

Kryesore

OFL, apo e thënë ndryshe, policia personale e Ramës…

Artur Zheji

Askush nuk e di, nëse ishte e domosdoshme që të kemi plus, edhe një detashment policor të ri, me emërtesën OFL!
Askush nuk mund të thotë me siguri, se shpikja e kujt është pra ky korpusi i ri policor, OFL.
Por, megjithatë, gjykuar së jashtmi dhe nga rreshtimi, nga veshjet, nga jelekët e rinj dhe syzet e zeza me një dizenjim të veçantë, duken të mirëveshur dhe të devotshëm.
Askush nuk e di, se çfarë do bëjnë në të ardhmen, forcat “Shqiponja” për shembull, do mvaren nga këta të OFL- së, apo këto shqiponjat tashmë do të fluturojnë ulët, sepse radhën e kanë OFL-istat me syze të errëta?
Apo forcat elitë të FNSH-së, forcat e famshme të ndërhyrjes së shpejtë, që i kemi parë edhe me maska antiterror nëpër aksione të rrezikshme…
OFL, shfaqet me një look, paksa ndryshe, ku bien në sy, gjyzlykët e zeza…
Syzet e errëta fshehin sytë, por janë të pamjaftueshme për të maskuar fytyrën nga krimi i organizuar, që i njeh edhe pa syze. Nga ana tjetër, dihet se “çunat e krimit”, mbajnë dhe ata shpesh syze të errëta dhe kapuça alpinë!
Por mbi të gjitha, “çunat e krimit”, që janë edhe “çuna problematikë” në kohë zgjedhjesh, kanë xhepin e ngrohtë me shumë para, kanë makinat më të shpejta dhe mbi të gjitha, ata kanë dhe numrat e duhur të telefonave të duhur, të shefave të duhur, në celularët e tyre.

Mirëpo këto ditë, ashtu sikundër bëmë me dije, hyri në skenë një korpus i ri policie, ku bien në sy, gratë police dhe sidomos “spikerja” e tyre, me tipare të ftohta gjermanike…
Që gocat bionde me syze të errëta të OFL-së së fushatës së re anti-krim, të kenë pra ndonjë shans të vërtetë, që të fitojnë ndonjë betejë të vërtetë në qoftë se do ketë ndonjë luftë të vërtetë kundër krimit, nuk duhet të tradhtohen në mes të rrugës nga kryeshefat e tyre. Sidomos kur afron fushata zgjedhore dhe çunat problematikë me syze të zeza, shndërrohen si nëpër përralla, në çunat që mbledhin votat e duhura për pushtetin.
Ah, po në qoftë se qeveria po përgatit personazhet dhe aktorët e filmit të ri serial dhe televiziv: “Lufta kundër krimit 2020”, mund të thuhet se këto policet bionde, me flokë të oksigjenuara me kaq kujdes në parukeri, janë jashtë çdo dyshimi, një yll i vërtetë.
Dhe së bashku ato krijojnë, një gati “racë” të re policësh modern, si nëpër filmat e luftërave ndëryjore…
Kontrasti piktoresk, i të verdhës verbuese, të policeve bionde, me uniformën blu të thellë dhe syzet me xhama të mëdhenj dhe të zi, është pra një kontrast i goditur.
Porse, vetëm një kontrast i gjetur filmik dhe televiziv, por duhet me pa më tej.
Urime pra OFL-së, superfigurante!
Mjerë çunat e krimit, duket se atyre, u kanë hyrë dridhmat në bark…

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook